E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran/ Nobelistes i konfiskohet çmimi, nga qeveria

Autoritetet në Iran kanë konfiskuar Çmimin Nobel për Paqe që iu akordua në vitin 2003 aktivistes iraniane për të drejtat e njeriut, Shirin Ebadi.

Znj. Ebadi, që aktualisht ndodhet në Londër, tha se medalja i ishte marrë një kasafortë në Iran para tre javësh.

Aktivistja iraniane është femra e parë e besimit mysliman laureate e çmimit dhe gjykatësja e parë në Iran.

Jonas Gahr Stoere, ministri i jashtëm i Norvegjisë, vendit ku akordohet çmimi, ka protestuar ndaj këtij hapi.

Çmimi Nobel për Paqe është akorduar çdo vit për mbi një shekull.

Është hera e parë në histori që medalja e artë dhe diploma e akourduar konfiskohet nga persona të dyshuar si agjentë sekretë që kanë vepruar me urdhër të qeverisë.
Autoritetet në Teheran nuk kanë bërë asnjë koment.

Por Shirin Ebadi thotë se ata i thyen kasafortën e bankës para tre javëve dhe ia morën medaljen.
Minsitri i Jashtëm norvegjez ka protestuar me forcë tek autoritetet iraniane.

Ai ka thirrur një diplomat të lartë iranian që të shpjegojë se çfarë qëndron pas këtij akti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›