E Diel, 1 Nëntor 2026

Fshati Likmetaj i izoluar, mungon infrastruktura

Fshati Likmetaj në rrethin e Durrësit vuan mungesën e infrastrukturës rrugore. Rreth 900 banorë të fshatit vuajnë mungesën e rrugëve ndërsa fshati në pjesën më të madhe të vitit është i rrethuar nga balta. Banorët bëjnë apel për ndihmë. 

DURRES- Rreth 900 banorë të fshatit Likmetaj në rrethin e Durrësit vuajnë mungesën e infrastrukturës rrugore. Ky fshat pjesë e komunës së Ishmit që ndodhet në skajin verior të Durrësit, në pjesën më të madhe të vitit është i rrethuar nga balta ku vështirësi paraqiten edhe në qarkullimin e mjeteve të punës. Banorët shprehen se janë të izoluar nga fshatrat e tjerë, madje edhe me vetë qendrën e komunës së Ishmit. Ata thonë se edhe në raste fatkeqësish këtu funksionojnë vetëm kafshët e punës. Disa prej tyre thoskojnë se janë të detyruar ti marrin ushqimet njëherë në muaj për shkak të pamundësisë për të dalë nga fshati.
Kjo gjendje vazhdon prej disa vitesh dhe asgjë nuk është bërë për tu ardhur në ndihmë këtyre banorëve. Për ta nuk ekziston asnjë mundësi komunikimi me fshatrat përreth, për shkak të mungesës së infrastrukturës, ndaj ata bëjnë apel për përmirsimin e situatës. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›