25-29 maj, ditët e konsultimeve për maturantët
25-29 maj janë përcaktuar si ditët e konsultimeve për maturantët për provimet e detyruara të maturës shtetërore, të cilat do të jepen në 2 dhe 11 qershor. Brenda Agjesisë së Vlerësimit të Arritjeve Arsimore është gati stafi për hartimin e tezave.
TIRANE- Maturantët në të gjithë vendin do tu nënshtrohen konsultimeve nga 25 deri në 29 maj, për provimet e detyruara të maturës shtetërore, të cilat do të jepen prej datës dy deri në 11 qershor. Prtitet që brenda datës 25 maj, Drejtoria arsimore të dorëzojë pranë Agjensisë së Vlerësimit të Arrtijeve të nxënësve, emrat e atyre që janë klasifikuar si mbetës në përfundim të vitit të fundit të shkollës së mesme, me qëllim që të hiqen nga lista e provimeve të detyruara të maturës shtetërore.
Burime nga Agjensia e Vlerësimit konfirmojnë se tashmë është përcaktuar stafi i cili do të merret me hartimin e tezave përfundimtare, për provimet e detyruara të maturës, gjatë muajit qershor.
Ndryshe nga provimet e vitit të shkuar, për 2009-tën gara e provimeve përfshin një sërë ndryshimesh për lëndët me zgjedhje ku është vendosur që për akademitë sportive dhe artistike të mos zhvillohen provimet me zgjedhje. Kandidatët që duan të ndjekin studimet e larta në këtë profil akademik, do të përzgjidhen në bazë të rezultateve që do të arrijnë në testin e pjesës speciale të konkursit, me përjashtim të Arkitekturës, për të cilën do të jepen edhe lëndët me zgjedhje.
Ndërkohë maturantët e shkollave të mesme artistike si koreografi, sportive, të seksioneve dy gjuhëshe dhe shkollave teknike profesionale, vec dy provimeve të detyruara do të japin dhe lëndët e formimit praktik profesional. (e.n/News24/BalkanWeb)