E Diel, 1 Nëntor 2026

Fshati francez: Çna u desh që e fituam këtë çmim (FOTO)

Një fshat i vogël francez, i shpallur fshati më i preferuar në Francë, si rregull duhej të ishte i gëzuar me këtë çmim.

Por banorët e Saint-Cirq- Lapopie, popullsia 217 banorë, janë revoltuar për shkak se tani janë mbytur nga turistët.

Fshati mesjetar, në jugperëndim të Francës, të mahnit me bukurinë, por edhe historinë e tij të rezistencës.

Një zyrtare vendore thotë se ata kanë mbetur të befasuar nga numri shumë i madh i njerëzve që kanë vërshuar në fshat. Restorantet janë plot dhe vizitorët presin në radhë tek dyqani i akulloreve.

Përpara se të merrte çmimin, fshati vizitohej nga rreth 400 mijë turistë verorë.

Fshati nuk ka asnjë antenë satelitore, nuk ka drita neoni në publik dhe mundohet të ruajë atmosferën e dikurshme, kur teknologjia nuk kishte pushtuar gjithçka.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›