E Diel, 1 Nëntor 2026

Fshati francez që do të mbijetojë apokalipsin më 2012

Bugarach është një fshat në jugperëndim të Francës. Ka gjithsej 189 banorë, dhe është bërë magnet i vërtetë për turistët që kërkojnë shpëtim. Sipas disa parashikimeve, ky është vendi i vetëm në Tokë, i cili do t`i mbijetojë apokalipsit që do të arrijë më 2012.

Por, vendasit nuk janë të lumtur për shkak të vërshimit të turistëve. Kryetari Jean-Pierre Delord ka kërcënuar madje se do të thërrasë ushtrinë për të siguruar vendin dhe të ndalojë ardhjen e turistëve. Edhe pse nuk kanë asgjë kundër turizmit, interesimi për të qëndruar në fshat, veçanërisht para fundit të vitit 2012, tejkalon disa herë kapacitetet dhe infrastrukturën e këtij fshati të vogël, transmetojnë agjencitë.

Shumë grupe bashkëkohore pohojnë se pikërisht mali nën të cilin gjendet fshati do të shërbejë si parking për anijen e jashtëtokësorëve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›