E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi, aksident tragjik me 14 viktima

Një aksident tragjik ka ndodhur në qytetin Nagpur të Indisë në perëndim të rajonit të Mahasashtras. 14 viktima, është bilanci tragjik i aksidentit i cili u njoftua para pak orësh nga autoritetet lokale të cilat sqaruan edhe shkaqet e ngjarjes.

Një kamion i mbushur me naftë ka humbur ekuilibrin, kur një autobuz me 17 persona po kalonte përkrah tij. Humbja e ekuilibrit të kamionit ka qenë fatal, pasi ngarkesa e tij prej disa tonësh ka rënë sipër autobuzit.

Si pasojë e aksidentit të rëndë kanë mbetur të plagosur 3 pasagjerët e tjerë të autobuzit, të cilët raportohet se janë në gjëndje të rëndë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›