E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Sigurimit debaton për Kosovën

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sot debatohet për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Raportohet se Serbia në këtë takim do të përsërisë kërkesën e saj për zhvillimin e hetimeve për akuzat për trafikim të organeve në Kosovë, nën mandatin e Kombeve të Bashkuara.

Në raportin e tij për periudhën prej 16 janarit e deri më 15 prill të këtij viti, sekretari i përgjithshëm, Ban Ki-Mun, theksoi se “UNMIK-u është i gatshëm të zgjeroj bashkëpunimin e tij të plotë me çfarëdo hetimi, që mund të udhëhiqet”.

Gjithashtu në raport shprehet kënaqësi për fillimin e dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit dhe vlerësohet se mbajtja e takimeve në baza të rregullta, me ndihmën e Bashkimit Evropian, është “zhvillim inkurajues”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›