E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Fshati" fut ne sherr PS-LSI

"Fshati" fut ne sherr te majten shqiptare. Programi politik per bujqesine i nxjerre nga Partia Socialiste dy dite me pare eshte ndeshur me akuzat e ashpra te partise Levizja Socialiste per Integrim. Sipas Sekretarit te Pergjithshem te LSI-se, Petrit Vasili, prej kohesh Partia Socialiste po vjedh idete e tyre dhe po i ben te ditur si gjetje e tyre. "Praktikisht ne kete vend, per fatin e keq te moralit te politikes, thuhet se ka filluar Partia Socialiste prezantimin. Po, ka filluar. Por, per veshet e shqiptareve kjo ceshtje ka filluar kohe me pare, sepse prezantimin e pare publik e ka bere Levizja Socialiste per Integrim", deklaroi dje gjate nje prononcimi per mediat, Petrit Vasili. Sipas tij, gjithcka u be publike dhe prioritetet u paraqiten nga nje grup ekspertesh dhe nga kryetari i LSI, Ilir Meta."Por, si duket nguti plagjiator, kopjues, qe sapo nje aktor politik ben nje hap te madh perpara, perpiqen ta imitojne nga prapa apo ta kopjojne, ne kete zell e kemi pare dhe pak ore pas asaj darke, kur njerez qe nuk kane asnje lidhje fare me procesin dolen dhe belbezuan gjera per kete ceshtje", akuzoi Partine Socialiste, Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, duke theksuar se, "programi i tyre eshte dhe do te jete shume i qarte". Partia Levizja Socialiste per Integrim ka bere thirrje qe te mos vazhdohet te kopjohet programi pa gusto dhe pa shije. "Do t'ju lutemi te bejme zemren gur dhe te mos vazhdojne te kopjojne ne menyre kaq pa gusto dhe pa shije, sepse kjo eshte nje gje qe u ben atyre dhe jo shqiptareve. Ne kemi hedhur linjat kryesore te programit", drejtoi thirrjen Vasili. Sipas tij, premtimi i tyre per te pasur nje program te gatshem eshte i mbajtur, pasi programi i partise se tij eshte tashme i mbaruar, pra drafti paraprak. "Partia Socialiste ka folur per nje program qe do ta kishte gati qe ne shtator, qe kur nuk mbahet mend, dhe duhet t'ju shpjegoje shqiptareve se cfare ka ndodhur me te", sqaroi Sekretari i Pergjithshem i LSI. Vasili beri thirrje qe "duhet t'i japin fund ata dhe ca te tjere, parti te reja qe kane lindur, qe duan te lindin dhe jane ne procesin e ngjizjes se tyre parapolitike shoqerore, qe te prodhojne ide e te mos vazhdojne te gjallojne mbi kopjimin e te tjereve". Partia Socialiste dhe Partia Levizja Socialiste per Integrim prej mese nje viti po perballen me akuza ne distanca per ceshtje te ndryshme politike dhe elektorale. Megjithese jemi ne nje vit zgjedhor dhe me 28 qershor elektorati shqiptar do te votoje, opozita vijon te jete e percare dhe e ndare ne dy lobe.

Denis Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›