Part-time, rishperndarje per kuotat bosh
Pas perfundimit te procesit te rishperndarjes se kuotave te mbetura bosh per sistemin e studimeve me kohe te pjesshme, pritet nje tjeter rishperndarje, ne rast se do te kete shume vende te mbetura bosh. Burime nga Institucionet e Arsimit te Larte Publik thane se nuk perjashtohet mundesia e nje rishperndarjeje tjeter. Megjithate, ne kete rast, detajet do te publikohet ditet ne vazhdim, edhe pse viti akademik per keta studente ka rreth 1 muaj qe ka filluar. Nderkohe, studentet jane detyruar qe te paguajne tarifen e shkollimit, pasi fakultetet ku ata benin mesim, u kane dhene afate qe ne rast se shkeleshin, mund te shoqerohen me sanksione, si perjashtim nga shkolla. Ata qe nuk kane pasur mundesi qe ta paguajne jane ndeshkuar tashme, pasi u ishte terhequr vemendja kohe me pare per te kryer pagesen e tarifes vjetore te shkollimit.