Fshati shpeton dy kusherinjte e bllokuar nga bora u gjeten ne gjendje te rende
Myrteza Qarri njeri nga kusherinjte e zhdukur dhe te gjetur ne malin e Oplasit ne Kukes ka mberritur dje ne spitalin e Krumes ne veri ku po i nenshtrohet ndihmes mjekesore per shkak te gjendjes tejet te rende shendetesore nga ngrirja prej temperaturave te uleta. 35-vjecari Myrteza Qarri dhe kusheriri i tij 45-vjecari Isa Qarri u shpetuan nga banoret e zones ndersa dergjeshin te semure nga ngricat ne nje bunker maje malit te Oplasit ku ishin strehuar e ku u gjeten te gjalle te shtunen ne oret e drekes. Edhe Isa Qarri po transportohet me barele nga dhjetera burra te fshatit Qarre te Komunes Golaj te Kukesit qe iu ngjiten malit pasditen e djeshme dhe arriten ti shpetojne bashkefshataret ndaj te ngrysur. Me heret Policia e Kukesit beri me dije se dy kusherinjte te cilet rezultonin te zhdukur prej te premtes ishin gjetur te gjalle ne nje bunker ne malin e Oplasit ku ishin strehuar per ti shpetuar ngrirjes nga debora e dendur. Sipas te dhenave te policise dy kusherinjte Myrteza e Isa Qarri ishin nisur te premten per te vendosur nje antene ne malin e Oplasit nga ku kishin humbur kontaktet me familjaret e tyre per shkak te izolimit nga debora e dendur. Dy kusherinjte 45-vjecari Isa Qarri dhe 35-vjecari Myrteza Qarri jane nga fshati Qarre i komunes Golaj ne Kukes. Per shkak te lartesise se malit te Oplasit me se 800 metra mbi nivelin e detit dhe trashesise se debores e ngricave atje transportimi i tyre ne qytet ishte tejet i veshtire. Afro 10 burra nga fshati u nisen per ti shpetuar dhe zbritur ne fshat dy kusherinjte te cilet jane ne gjendje tejet te rende shendetesore per shkak te ngrirjes nga debora dhe temperaturat e acarta.