Emergjencat ne Shkoder kerkojne shpallje te gjendjes se jashtezakonshme

Shkoder-Rendohet situata ne qarkun e Shkodres dhe shtabi i emergjences prane prefektures i ka kerkuar qeverise shpalljen e situates se jashtezakonshme ne zonat e bllokuara te ketij qarku. Reshjet e debores kane sjelle bllokim te 70 te qarkut te Shkodres ku me e rende paraqitet situate ne Puke ne Vermosh dhe Dukagjin. Banore te ketyre zonave permes linjave telefonike japin alarmin dhe kerkojne ndihme nga shteti pasi situata po keqesohet cdo dite e me shume. Gjovalin Pellumbaj banor i Vermoshit shprehet se eshte e turpshme per shtetin qe nuk arrin tu vije ne ndihme banoreve te tij. A nuk e di shteti shqiptar se Vermoshi eshte pjese e Republikes se Shqiperise pasi askush nuk interesohet. Jane 8km rruge nga qendra e Vermoshit ku eshte kisha e deri te pika e kalimit kufitar te Grcarit qe eshte e bllokuar dhe ne nuk levizim dot as ne drejtim te Malit te Zi sic bejme zakonisht ndersa pjesa qe na lidh me Shqiperine ka mbi 3m bore tha ai.
Ne nje lidhje telefonike ai ka folur me mllef ndersa ka thene se po trajtohemi sikur te mos jemi qytetare te ketij shteti. Energji elektrike nuk kemi. Me 1912 kemi pase energji e dinamo sot nuk kemi. Askush as nga shteti as nga komuna nuk interesohet per ne. Nderkohe Pellumbaj ka dhene edhe alarmin se banoreve atje po u mbaronin rezervat ushqimore dhe ilacet. Jane dy raste te semure me zemer qe kane ilace deri me 15. Nuk kemi sherbim telefonik vetem perdorim ate te Malit te Zi ka theksuar Pellumbaj. Ai gjithashtu ka njoftuar renien e nje orteku ne Budac. I ka mbyt te gjitha bagetite dhe askush nuk ka shkua as me e pa as me i thane shyqyr qe kane shpetu njerezit tha Pellumbaj. Shtepite ne Vermosh jane larg njera-tjetres dhe ne vere shtepia e fillimit me ate te fundit jane 2 ore larg ne kembe. Familjet nuk kane mundesi te dalin per te ushqyer bagetite qe i kane 300m larg se bora prej eres i ka kaluar 4 m ne disa vende.
Kerkojme qe te zhbllokohet rruga deri te pika kufitare qe te mund te shkojme ne Plave e Guci per te marre ushqime e ilace pasi ne ate territor dhe pse Mali i Zi eshte shtet me i vogel rruga eshte e zhbllokuar tha Pellumbaj ndersa kerkoi qe shteti shqiptar ti kerkoje pales malazeze ta beje zhbllokimin e 8km rruge ne territorin tone.
Nderkohe situata e renduar shfaqet dhe ne zona te tjera. Sipas drejtorit te Rrugeve Nacionale Nesti Kiri ne rrugen e Gjegjanit jane bllokuar nga orteku nje fadrome dhe nje borepastruese qe po punonin aty. Nje mjet Bjellorus qe po punonte ne aksin Qaf-Hadroi-Bene pas 2 oreve pune eshte bllokuar nga orteku. Ne fshatin Mzi ne aksin Qafe-Mali-Fierze orteku ka bllokuar dy fadroma te firmes qe po punonte per hapjen e rruges dhe nga fshati me i afert jane nisur disa njerez ne kembe per te bere te mundur marrjen e njerezve dhe transportimin e tyre ne shtepine me te afert. Djana Kolaj