E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre te vdekur nga orteku ne Kosove 7 te humbur

Autoritetet ne Kosove thane se tre veta kane humbur jeten si pasoje e motit te lig ne fshatin Restelice te komunes se Dragashit ne Kosoven jugore. Nje ortek i madh bore ka mbuluar disa shtepi ne kete fshat dhe ekipet e shpetimit deri tash kane konfirmuar se tre veta kane humbur jeten ndersa po behen perpjekje per te shpetuar te pakten edhe shtate persona te tjere qe besohet se jane nen ortekun e bores. Forca e Sigurise se Kosoves jane derguar ne fshat ne perpjekje per te ndihmuar fshatin e goditur nga moti i lig. Autoritetet thane se orteku me nje thellesi prej 10 metrash  dhe me gjeresi prej 500 metrash ka goditur 15 shtepi ne fshatin Retselice. Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga e cilesoi ngjarje te rende dhe te trishtueshme humbjen e jeteve ne Restelice. Ne nje deklarate per opinion thuhet se institucionet e Kosoves dhe mekanizmat nderkombetare po bejne gjithcka qe eshte e mundur qe te ngujuarit te nxirren sa me shpejt. Edhe qeveria e Kosoves duke shprehur ngushellimet e saj per jetet e humbura ka theksuar se po ndjek nga afer situaten ne fshatin Restelice por edhe ne zonat e tjera te goditura nga moti i lig. Reshjet e bores kane shkaktuar shume veshtiresi ne komunat perendimore te Decanit dhe te Pejes ndersa veshtiresi ka edhe ne disa komuna te tjera te cilat kane shpallur gjendjen e jashtezakonshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›