E Diel, 1 Nëntor 2026

Fshatrat e Konispolit destinacion për të huajt, mikpritja vendase dhe ushqimet bio tërheqin turistët

Fshatrat e Konispolit kanë regjistruar këtë vit një numër të lartë vizitorësh, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë disa ditë në këto zona për të shijuar natyrën dhe kulturën lokale. Sipas përgjegjësit të Kulturës, Vangjel Taho, këto zona ofrojnë për turistët një sërë atraksionesh, përveç bukurisë natyrore, mikpritjes vendase dhe ushqimeve bio që prodhohen nga banorët.

“Këtu ka vizitorë që qëndrojnë nga 2 javë deri në një muaj. Ata kanë gjetur qetësinë e tyre, kanë gjetur pastërtinë dhe një kuzhinë tradicionale,“ u shpreh Vangjel Taho.

Vitet e fundit, banorët kanë hapur edhe bujtina në këto zona, për të përmirësuar shërbimin ndaj vizitorëve dhe për të ofruar mundësi qëndrimi më të rehatshëm, duke përfituar nga interesi i lartë i turistëve. Interesi i turistëve nuk kufizohet vetëm te zonat fushore, por edhe te zonat malore të Konispolit, të cilat tërheqin vizitorë që kërkojnë eksperienca natyrore dhe kulturore të veçanta.

Fshatrat e Konispolit po shndërrohen gradualisht në destinacione të preferuara për turistët vendas dhe të huaj. Me natyrë të bukur, mikpritje vendase, ushqime bio dhe bujtina të reja, këto zona ofrojnë një përvojë të plotë që kombinon relaksin, kulturën dhe traditat lokale.

Gazetare B. Pëllumbi

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›