Makina del nga rruga në Vlorë–Peshkëpi, katër persona me dëmtime të lehta

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin Vlorë–Peshkëpi.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ndërsa katër persona që ndodheshin brenda tij kanë pësuar dëmtime të lehta.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po heton rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lëvizja me shpejtësi tej normave të lejuara. Fatmirësisht, nuk raportohet për rrezik për jetën e personave të lënduar.
/rtsh.al/