E Diel, 1 Nëntor 2026

Fshatrat e mëdha duan pavarësi

Zhegra, Hogoshti, Krusha e Madhe, Ujëmiri, Rogoqica, Zhuri, Orllani, Runiku dhe Hasi, janë disa nga fshatrat në Kosovë të cilat po synojnë të bëhen komuna.

Duke u bazuar në procesin e decentralizmit për krijimin e komunave të reja, këto fshatra tashmë i kanë parashtruar kërkesat në Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, për t’u “pavarësuar” nga komunat, pjesë e të cilave janë aktualisht.

Përmes krijimit të komunave, ato synojë përmirësimin dhe zhvillimin e jetës së qytetarëve të tyre. Mirëpo, krijimi i këtyre komunave nuk është në agjendën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, shkruan Tribuna.

Përfaqësues të kësaj ministrie kanë thënë se njëherë janë duke e përcjellë se si po ecën procesi me komunat e reja që janë themeluar gjatë procesit të decentralizimit, e pastaj të shikohet mundësia e krijimit të komunave të reja. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›