E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçiq: Thaçi nuk e thotë të vërtetën

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se është i pasaktë interpretimi i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, se me marrëveshjen në Bruksel pranohet pavarësia e Kosovës.

"Këto janë gënjeshtra me të cilat shërbehen shqiptarët e Kosovës, të cilët opinionit të tyre publik dëshirojnë t’u thonë se kanë fituar në këto negociata”, ka thënë Daçiq për RTS.

Edhe zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandër Vuqiq, tha se marrëveshjen për propozimin Serbia nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës.

"Nuk biem pre e trillimeve të Hashim Thaçit. Ne jemi të vetëdijshëm për situatën dhe peshën e madhe të përgjegjësisë që ne kemi për të ardhmen e Serbisë dhe tërë popullit tonë. Në këtë moment, ky ishte maksimumi që kemi mundur të nxjerrim për njerëzit tanë në Kosovë ", ka thënë Vuqiq për Novosti./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›