Nis ndërtimi i xhamisë

Vihet guri i parë i themelit për ndërtimin e xhamisë së re të Tiranës, në sheshin e Namazgjasë. Në ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë, kryeministri Berisha, kryebashkiaku Lulzim Basha dhe kryetari i Komunitetetit Mysliman Selim Muca nënshkruan një marrëveshje që i jep udhë ndërtimit të xhamisë, kopjet e të cilës do mbahen nga të tre personalitetetet.
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muça, e ka konsideruar këtë ditë si një ditë historike jo vetëm për besimtarët myslimanë, por për mbarë shqiptarët kudo që janë. "Fillimi i punimeve për ndërtimin e Xhamisë së madhe të Tiranës është një ngjarje historike", - theksoi kreu i KMSH-së, Selim Muça, raporton BW.
“Namazgjaja ku jemi sot është shprehje e shpirti të madh e bujar e atyre besimtarëve myslimanë që dhanë për fenë e popullin. E lus zotin e lartësuar të na e lehtësojë punën tonë në të gjithë proceset e punës për nderimin e xhamisë së madhe”, tha Muca në ceremoni./Indeksonline/