Fshatrat e përmbytura në Shkodër, banorët nisin të evakuohen, situata ende e rëndë

Shtabi i Emergjencës Civile ka urdhëruar evakuimin e detyrueshëm të banorëve në zonat më të rrezikuara prej përmbytjeve. Mirpo ky urdhër ka hasur në kundërshtimin e banorëve. Sipas tyre, ato nuk do të evakuohen, dhe akuzojnë organet e qeverisë dhe pushtetit vendor për mos njoftimin në kohë nga ana e tyre.
Ndërkohë që në rast refuzimi, sipas autoriteteve banorët do të detyrohen të lënë banesat e tyre për shkaqe sigurie. Procesi i zhvendosjes së banorëve ka nisur me 11 familje nga lagjet periferike të Bashkisë së Shkodrës, 5 familje nga fshati Bërdicë dhe 3 familje nga fshati Obot. Njoftohet gjithashtu se evakuimet në zonat më të rrezikuara nga përmbytjet do të vazhdojnë deri në momentin kur situata të përcaktohet jashtë rrezikut prej Shtabit të Emergjencave.