Pejë, një i vrarë dhe tre të plagosur në një disko
PEJE- Një i vrarë dhe tre të plagosur, është bilanci i një masakre që ndodhi në orët e para të ditës së sotme në një klub nate në Pejë. Policia lokale duke konfirmuar informacionin tha se ngjarja ndodhi në diskotekën “City Club” në qytetin e Pejës, në rrethana ende të paqarta. Burime zyrtare nga Njësitet Policore të Stacionit Policor të Pejës, bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi kur një person ende i paidentifikuar ka hyrë në diskotekë me dy pistoleta që mbante në secilën dorë dhe në mënyrë të pakontrolluar ka shtënë dhe pastaj është larguar. Për pasojë ka mbetur i vdekur një 25-vjeçar banor i qytetit të Pejës dhe janë plagosur rëndë tre të tjerë. (e.n/BalkanWeb)