E Diel, 1 Nëntor 2026

Fshatrat turistike, miratohet ligji, pagesë për truallin sipas tregut

Të gjithë ata që posedojnë një shtëpi pushimi në fshatrat turistike mund të bëhen pronarë të ligjshëm të saj. Komisioni i ligjeve ka miratuar në parim projekt-ligjin për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin. Sipas këtij drafti trualli mbi të cilin janë ndërtuar fshatrat turistike do të blihet nga pronarët në bazë të çmimit të tregut.
E gjithë procedura për rregullimin e pronësisë do të kalojë nëpërmjet aluiznit, ndërkohë që paratë e grumbulluara do të shkojnë në favor të dëmshpërblimit të ish pronarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›