E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Lezhë, humb jetën një 35-vjeçar

Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Tale të Lezhës. 35 vjeçari Ardian Pashku nga fshati Tale ka gjetur vdekjen, pasi makina me të cilën ai udhëtonte ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë në kanal. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20 të mbrëmjes së dielë në rrugën Tale-Superstradë dhe mjeti me targa të Laçit 6390 A është gjetur i përmbysur poshtë rrugës nga kalimtare të rastësishëm, të cilët kanë lajmëruar edhe policinë për ngjarjen. Nuk dihen ende shkaqet e sakta të kqtij aksidenti, por mendohet se humbja e kontrollit tq mjetit për shkak të shpejtësisë së madhe ka bërë që të ndodhë ky aksident fatal për 35-vjeçarin Pashku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›