E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Rinas, dy të plagosur

Dy të plagosur janë shënuar në një aksident rrugor të ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën e re të Rinasit. Aksidenti ka ardhur si pasojë e parakalimit të gabuar mes dy makinave tip benz me targat TR 6148P dhe TR 9292M. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital. Policia ka mbëritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ekspertizat mbi shkakun e ngjarjes. Sipas kalimtarëve të rastit shkak është bërë parakilimi i gabuar dhe shpejtësia e madhe e makinave. Të aksidentuarit ndodhen në spital dhe jashtë rezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›