E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fshatrat turistike ndryshojne rregullat e shitjes se truallit

Cdo person qe do te privatizoje troje shteterore qe i ka marre me qira duhet te permbushe detyrimet e qirase fillimisht para se te bejne privatizimin. Keto ndryshime te bera ne ligjin Per rregullimin e pronesise mbi truallin shteteror ne zonat me perparesi turizmin kane mberritur tashme ne Kuvend ku pritet dhe diskutimi i tyre.

Drafti parashikon se nese nje subjekt nuk ka permbushur detyrimet e qirase nuk do te mund te beje privatizimin e truallit. Per personat e stimuluar ose subjektet me marreveshje qiraje dhe zhvillimi qe nuk kane permbushur detyrimet qe rrjedhin nga marreveshja e qirase ne cmimin e kalimit te pronesise mbi truallin shtohet dhe vlera e detyrimeve te prapambetura. Detyrimet e prapambetura llogariten nga Agjencia Kombetare e Turizmit - thuhet ne projektligj. Me tej ne projektligj thuhet se personat e stimuluar ose subjektet me marreveshje qiraje dhe zhvillimi qe kane permbushur te gjitha detyrimet qe rrjedhin nga marreveshja e qirase ne rast se nuk paraqesin interes per ndryshimin e pronesise se truallit nuk i nenshtrohen procedurave te parashikuara nga ky ligj. Per detyrimet qe mund te kene nga qiraja mund ta jape me vertetim vetem Agjencia Kombetare e Turizmit. Per kerkesat e depozituara nga personat e stimuluar ose subjektet me marreveshje qiraje dhe zhvillimi sipas nenit 5 te ligjit nr. 10 186 date 5.11.2009 Per rregullimin e pronesise mbi truallin shteteror ne zona me perparesi turizmin per te cilat ka nisur procedura e shqyrtimit ALUIZNI kerkon nga Agjencia Kombetare e Turizmit dhe nga personi i stimuluar nje vertetim per detyrimet qe rrjedhin nga marreveshja e qirase dhe zhvillimit. Agjencia Kombetare e Turizmit me hyrjen ne fuqi te ketij ligji i dergon ALUIZNI-t listen e detyrimeve te qirase qe kane personat e stimuluar ose subjektet me marreveshje qiraje dhe zhvillimi - thuhet ne projektligj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›