E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vret gruan me pistolete dhe me pas veten

Vetem krismat e armes nga brenda shtepise kane shtyre fqinjet me te afert te lajmerojne policine e cila me pas ka gjetur trupat e pa jete te dy bashkeshorteve. Ngjarja e rende ka ndodhur mengjesin e djeshem rreth ores 0730 ne zonen e mbipopulluar te ish-Kenetes ne Durres lagja 18 kur kryefamiljari dhe bashkeshortja e tij jane gjetur te pajete ne banesen e tyre. Viktimat jane Dede e Marte Malndrea perkatesisht 54 dhe 52 vjece. Viktimat Dede e Marte Malndrea ishin nga Mirdita por banonin ne Durres. Bashkeshortet prinder te 5 femijeve jetonin te vetem ne banese. Kane qene fqinjet te cilet kane degjuar krisma armesh dhe kane njoftuar policine. Lajmi eshte konfirmuar nga te dhena zyrtare te policise se Durresit ku sipas te dhenave paraprake te zedheneses Ornela Cako mesohet se jane gjetur te vrare me arme zjarri ne banesen e tyre cifti Malndrea prinder te pese femijeve. Cako ka thene se ne vendin e ngjarjes grupi hetimor ka vazhduar kryerjen e veprimeve te para me qellim zbardhjen e rrethanave te ngjarjes. Pas hetimeve te para ne banese policia ka gjetur dhe nje arme pistolete tip TT. Sipas burimeve zyrtare te Policise se Qarkut Durres dyshimet e para flitet se mund te kemi te bejme me nje vrasje dhe me pas vetevrasje. Ne momentin kur policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes banesa ku jetonte cifti prinder te 5 femijeve ka qene e mbyllur nga brenda. Ky fakt eshte pohuar edhe nga zedhenesja Cako sipas se ciles nga hetimet e deritanishme mendohet se kemi te bejme me nje ngjarje ku bashkeshorti ka kryer vrasjen me pare te gruas se tij dhe me pas eshte vetevrare. Megjithate Cako ka sqaruar se vazhdon kryerja e veprimeve te metejshme per zbardhjen e plote te kesaj ngjarjeje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›