E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prinderit ne pritje percjellin cdo dite femijet

Pas rrethimit te shkolles me dhjetera prinder presin te dalin femijet e tyre. Nje ritual i perditshem edhe pse i mundimshem. Dhurata shpjegon se nuk ka zgjidhje tjeter pasi i druhet ndonje aksidenti per femijen e saj. Ne mengjes e sjell vete per ne shkolle pres derisa futet brenda ne klase dhe me pas ik. Po keshtu edhe ne dreke vij e marr. Vetem keshtu ndihem e sigurt - shprehet Dhurata prind i nje prej nxenesve te shkolles Vasil Shanto. Ndersa dje ne gjetem shume prinder qe prisnin ne trotuar daljen e femijes nga shkolla. Sic tregojne prinderit dhe stafi pedagogjik i kesaj shkolle nxenesit deri me tani per fatin e mire nuk kane pesuar ndonje aksident. Nderkohe qe druhen per nje te tille ndaj dhe i shoqerojne femijet cdo dite. Por per shume prinder ne pamundesi per te ndjekur femijen e tyre kerkojne zgjidhje nga ana e Bashkise se Tiranes ne menyre qe te permiresoje sinjalistiken dhe te vendose kangjella ne kete trotuar para se te ndodhe e pakthyeshmja.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›