E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fshehën dhe prishën provat e krimit, mbeten në burg tre të arrestuarit si të implikuar në vrasjen e Egli Progës

Gjykata e Korçës ka lënë në burg deri në përfundim të hetimeve Voltan Shulkun, Arian Manellarin dhe Leonidha Guçen të akuzuar për “moskallëzimit të krimit” dhe “pengimin e zbardhjes së të vërtetës” për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën Egli Proga.

Të tre të implikuarit janë dëshmitarët kyç të ngjarjes së ndodhur në 10 gusht në qytetin e Pogradecit, ku mbeti i vrarë 42 vjeçari, baba i dy fëmijëve, pas një konflikti.

Sipas Prokurorisë ata kanë dëmtuar vendin e ngjarjes dhe hetimin e kësaj çështje.

Njëri prej tyre, Voltan Shulku pas ngjarjes ka kryer pastrimin e ambientit të lokalit duke prishur provat kryesore të hetimit.

Po ashtu, një automjet është larguar nga vendi i ngjarjes nga dëshmitarët ndërkohë që sipas Prokurorisë janë fshirë disa pamje filmike.

Në burg si autori i ngjarjes është edhe Denis Meçe./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›