Fshehtësi hisja e Kosovës në Sibovc

Prishtinë, 17 gusht - Ende nuk dihet se sa do të jetë pjesëmarrja e qeverisë në mihjen e Sibovcit, e cila do të shfrytëzohet nga investitori i projektit Kosova e Re edhe se Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se këtë fundvit do të nisë ndërtimi i këtij termocentrali, shkruan gazeta Zeri.
Edhe pse kanë kaluar tashmë katër vjet prejse ka nisur ky projekt Qeveria nuk është në gjendje të japë detaje për mënyrën e shfrytëzimit të thëngjillit dhe hisen e saj në këtë mihje. Deri tash janë dhënë 5 milionë euro për zhvendosjen e banorëve nga kjo mihje dhe me dhjetëra miliona të tjerë për hapjen e saj. Ekspertët e ekonomisë thonë se Qeveria nuk e ka definuar sesa do të përfitoj Kosova nga ky aset i rëndësishëm dhe se më shumë po favorizohet investitori privat sesa vet shteti në këtë projekt.
Tashmë dihet se Sibovci shkon me pakon e projektit për ndërtimine termocentralit “Kosova e re”, por asnjë detaj për të nuk është bërë i ditur. Burime të “Zërit” brenda qeverisë së Kosovës tregojnë se komiteti drejtues i projektit “Kosova e Re” ka vendosur që Qeveria të futet me pjesëmarrje 25 për qind, ku përfshihet edhe mihja. Kryetarja e Komisionit për energjetike pranë Kuvendit të Kosovës, Myzejene Selmani, tha se ka dërguar me dhjetëra kërkesa për detaje rreth Sibovcit dhe askush nga Ministria për Energjetikë nuk i ka dhënë detaje se çfarë po ndodh me këtë mihje.
“Asnjë përgjigje, asnjë e dhënë, për këtë aset shtetëror, për këtë pasuri, të cilën e lakmojnë investitorët, sepse vetëm në këtë mihje ka thëngjill për 40 vjetët e ardhshëm”, ka thënë për gazetën “Zëri”, Selmani. Ajo kritikoi ashpër
ministren e Energjetikës dhe Minierave Justina Pula duke thënë se ka dështuar keq me projektin “Kosova e Re”.
Ish-ministri për Energjetike dhe Miniera, Ethem çeku, tha se çështja e Sibovcit nuk është shumë me rëndësi se sa do të paguajë taksë ndërtuesi i termocentralit Kosova e Re, por pjesëmarrja e qeverisë në pronësinë e mihjes së Sibovcit.
“Investitorit po i jepet komplet insfrastriktura, mihja, dy blloqet e Kosovës B. Kurse Kosova nuk dihet se sa do ta ketë përfitimin nga ky projekt”, ka thënë çeku. Zyrtarët e KEK-ut patën bërë të ditur kohë më parë për media se që nga viti 2007 kanë nisur me largimin e djerrinës në Sibovcin Jugperëndimor, nga e cila janë larguar me mijëra metra kub djerrinë.