Gjermania, kontribuues kryesor i rimëkëmbjes së eurozonës

Londër, 17 gusht – Gazeta londineze “Financial Times” (FT) shkruan për rimëkëmbjen ekonomike të eurozonës, duke vënë në plan të parë Gjermaninë, si vendi që po i kontribuon më së shumti kësaj. Në fakt, Gjermania gjatë tremujorit të fundit ka shënuar rritje ekonomike prej 2.2 për qind. Gazeta shkruan se prodhimi dhe fitimet në eurozonë janë në rritje, ndërsa papunësia është në rënie, kryesisht falë eksportit të madh të vendeve në zhvillim, veçanërisht të Kinës. Megjithatë, FT paralajmëron se varësia e madhe nga eksportet kineze dhe të vendeve më pak të zhvilluara mund të jetë e rrezikshme, para se gjithashtu për fuqinë udhëheqëse ekonomike të BE-së, Gjermaninë. “Gjermani si eksportuesi më i madh evropian, përfiton nga euro e dobët, ndërsa vendet e tjera anëtare të eurozonës, që nuk kanë ekonomi mjaft fleksibile dhe nuk kanë kurrfarë përfitimi nga valuta e dobët, janë të detyruara për zgjidhje të tjera, si shkurtimi i dhimbshëm i buxhetit”, shkruan ndër të tjera FT.