Kosova dhe raporti i Serbisë me të kaluarën

Dy dekada që nga fillimi i shpërbërjes së Jugosllavisë, si pasojë e synimit të kamotshëm për krijimin e Serbisë së Madhe, dhe dy vjet e gjysmë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duket se Evropa Juglindore ende nuk e ka marrë rrugën e daljes nga rrethi i saj vicioz konfliktuoz, në radhë të parë si pasojë e mungesës së gatishmërisë politike të Serbisë për të hequr dorë nga politikat e vjetra agresive nacionaliste. Në të vërtetë, edhe një dekadë pas përmbysjes se Milosheviqit, që përfaqësonte variantin më të egër të politikës hegjemoniste, elita politike dhe kulturore në Serbi s'ka demonstruar shumë vullnet për përballje kritike dhe të sinqertë me të kaluar kriminale të shtetit serb, madje shpeshherë kur është në pyetje Kosova duket se çdo gjë ka një vazhdimësi dhe një konstant të qëndrimit antishqiptar, e cila është etabluar për më shumë se një shekull në funksion të politikës ekspansioniste dhe të dominimit në Ballkan. Si pasojë e kësaj edhe politika aktuale e shtetërore serbe ka mbetur në gjurmët e politikave të vjetra. Sigurisht, përfaqësuesit më të denjë të kësaj linje konfliktuoze kanë mbetur presidenti serb Boris Tadiq dhe ministri i tij i Jashtëm Vuk Jeremiq, qëndrimet e të cilëve sikur për intencë kanë rehabilitimin e politikën agresive të Milosheviqit.
Serbia e sotshme në gjurmët e politikës së vjetër
Boris Tadiqi në elitat politike dhe akademike në Perëndim vazhdon të duartrokitet dhe të cilësohet si një politikan liberal, pragmatist , "ndryshe" dhe i kalibrit evropian, që përfaqëson një politikan ndryshe nga pararendësit e tij, Slobodan Milosheviq dhe Vojislav Koshtunica. Por, rasti i Kosovës dhe veçanërisht çështja e raportit të Serbisë dhe elitës së saj politike dhe akademike në raport me të kaluarën dhe përgjegjësinë për krimet e bëra në territorin e ish-Jugosllavisë gjatë dekadës së fundit të shekullit XX, ka treguar se Tadiqi dhe politikanë të tjerë serbë, dëshirojnë që çështja e vuajtjeve të shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve të harrohen ose relativizohen, duke përdorur si argument simetrinë e krimeve të bëra nga serbët dhe ndaj serbëve. Kjo gjë u ka pëlqyer edhe disa vendeve evropiane, të cilat nisen nga paragjykimet ose nga dëshirat për t’u përmbyllur sa më parë kapitulli konfliktuoz i Ballkanit. Por, e vërteta është se krimet e bëra në territorin e ish-Jugosllavisë ishin të projektuara dhe realizuara mbi bazën e planimetrive hegjemoniste të elitave politike, akademike dhe shtetërore serbe në Beograd, te cilat në funksion të kësaj përdorën gjithë arsenalin ushtarak jugosllav kundër shqiptarëve, kroatëve dhe boshnjakëve. Ishte pra Serbia që bënte agresion mbi këta popuj dhe jo e kundërta, madje gjatë asnjë lufte nuk pati zhvendosje të terrenit të luftës brenda territorit të Serbisë. Kështu, derisa krimet serbe mbi popujt tjerë kishin një agjendë shtetërore dhe ishte i institucionalizuar, krimet ndaj serbëve më shumë si pasojë e luftës dhe në asnjë pikëpamje nuk mund të bëhet një simetri në këtë rrafsh, ashtu siç pretendon president aktual serb, i cili jo vetëm se bënë përpjekje për ta rehabilituar politikën e Serbisë së Milosheviqit, por ai provon që ideja për Serbinë e Madhe të mos shuhet kurrë, të realizohet herët a vonë, por tani vetëm me mjete të tjera.
Javë më parë në shkrimin për “Washington Post”, Boris Tadiq përpiqet t'i japë një imazh tjetër Serbisë para publikut amerikan dhe atij botëror, si kampion i tolerancës etnike, mirëkuptimit dhe natyrës paqësore, "karakteristikë tradicionale e ballkanasve të Perëndimit”. Presidenti serb në shkrim e tij thotë se "miratimi nga parlamenti serb i një rezolute në të cilën kërkohet falje për ngjarjet e 1995 në Srebrenicë..." , pa përmendur këtu fjalën 'gjenocid' , që edhe vetë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e trajtoi me shumë kompleks "...është produkt i përkushtimit të Serbisë për nxitjen e mirëkuptimit dhe miqësisë". Por presidenti serb duke mos kërkuar falje edhe për krimet serbe ndaj shqiptarëve dhe kroatëve, dhe duke tentuar të bëjë simetri artificiale me krimet e bëra ndaj serbëve nga të tjerët, ka treguar se nga Tadiqi dhe Serbia ende nuk ka përpjekje të sinqerta dhe serioze për tejkalimin e “kulturës së krimit”, e cila fatkeqësisht është e çimentuar thellë edhe sot në ndërgjegjen serbe dhe që interpretohet si superioritet racor ndaj popujve të tjerë ballkanikë.
Në këtë linjë Perëndimi do të jetë gjithnjë e më shumë dëshmitar se me qëndrimin përkëdhelës ndaj Tadiqit jo vetëm se ka vështirësuar ndërtimin e një qëndrimi kritik të shoqërisë serbe ndaj luftërave të Milosheviqit, por edhe se indirekt ka inkurajuar atë që të jetë agresive në raport me Kosovën dhe vendet e tjera fqinje. Mospranimi i fajësisë dhe përgjegjësisë për krimet e armatës dhe policisë serbe në Kosovës, madje fajësimi i Perëndimit për sulmet e NATO-s ndaj Jugosllavisë së mbetur, Tadiqi gjithnjë e më shumë po zhveshët në sytë e Perëndimit dhe po e tregon fytyrën e vërtetë, të njëjtë me pararendësit e tij, mbetjen në kursin antishqiptar, për vazhdimin e trajtimit të shtetit të Kosovës si pjesë integrale e Serbisë, synim që nuk ndryshon fare nga pozicioni i Milosheviqit në periudhën para, gjatë dhe pas luftës së Kosovës. Në fakt, pas Milosheviqit, çfarëdo udhëheqësi serb do të korrte duartrokitje evropiane. Ajo që ka rëndësi për qendra ndërkombëtare evroperëndimore, është që nacionalistëve ekstremë serbë t´u pamundësohet të rikthehen në motot e tyre të viteve 90. Si duket të tjerat pak u interesojnë evropianëve. Prandaj, sjelljet e Tadiqit, i cili çuditërisht edhe më tej në kryeqendrat evropiane shikohet si politikan demokrat dhe pragmatik, kalohen pa u vënë re, edhe atëherë kur ai ndjek agjenda shqiptare dhe antievropiane. Madje për mbrojtjen e qëndrimit të tij kundër shtetit të Kosovës dhe agjendës ndërkombëtare në këtë shtet të ri evropian, Tadiqi ndjek një agjendë plotësisht antievropiane, duke kërkuar mbështetjen e Rusisë dhe të regjimeve jodemokratike në Azi dhe në Amerikën Latine, të cilat edhe më tej demokracitë europerëndimore dhe vetë të drejtën ndërkombëtare i shikojnë nga prizmi i periudhës së bipolaritetit. Por, luftërat në Ballkan dhe vetë proceset demokratike në Evropën Lindore kanë hapur një dimension të ri në të drejtën ndërkombëtare, i cili deri para pak kohe nuk kuptohej drejt edhe nga një pjesë e intelektualëve kosovarë, të cilët të drejtën ndërkombëtare e interpretonin edhe më tej sipas konceptit dhe sistemit të shkollës majtiste ose apo ndonjë shteti aziatik, që lufton dhunshëm çështjen e secesionit.
Serbia dhe opinioni i GJND-së
Në repertorin fiks të Tadiqit thuajse çdo ditë përsëritet ky refren: “Ne nuk do ta njohim kurrë pavarësinë e Kosovës” dhe “qëllimi madhor i politikës së jashtme të Serbisë mbetet anëtarësimi në BE”. Në këtë drejtim Tadiq dhe elita tjetër politike nuk ka ndryshuar asgjë as pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, vendim ky që është vazhdim logjik i interpretimit të ri juridik të së drejtës ndërkombëtare (sipas gazetës "Die Presse", mendimi i kësaj gjykate në shumë aspekte ka ndjekur argumentin e shtetit austriak të hartuar nga profesori universitar dr. Gerhard Hafner). Në vend se opinioni i GJND-së të ishte një biletë për një fillim të ri të Serbisë, ajo vazhdon të gjykojë qartë politikën represive dhe krimet e regjimit të Milosheviqit, dhe fiksimi i politikës së jashtme serbe në temën e Kosovës dëshmon se në Beograd edhe më tej mungon përballja me realitetin, kosovarët që nga qershori i vitit 1999 de facto kanë pasur shtetin e tyre dhe prej atëherë ata i kanë pasur rrugët e ndara me Serbinë. Por Beogradi megjithatë e ka të qartë se pas opinionit të GJND-së, i cili për shqiptarët ishte edhe një akt çlirimi, çështja e negociatave për statusin është e tejkaluar dhe se nuk mund të kontestohet legaliteti i pavarësisë së Kosovës as në prizmin e së drejtës ndërkombëtare. Por, nëse Serbia vazhdon me melodinë e vjetër, atëherë ajo proklamon vetizolimin ndërkombëtar dhe vazhdimin e kursit konfrontues me BE-në dhe ShBA-në, si dikur Milosheviqi, por tani vetëm me mjete të tjera.
është e qartë se Beogradi me politikën e tij ndaj Kosovës ndjek synimin që ta sabotojë, aty ku mundet, konsolidimin e shtetit të Kosovës. Në këtë pikë Serbia çuditërisht ka gjetur përkrahje edhe nga pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që ka të bëjë më pak me Kosovën sesa me shqetësimin, që këtu krijohet një rast precedent, të cilit mund t´i referohen pakicat brenda shteteve të tyre. Por, të gjitha këto hezitime janë të iniciuara nga krahasime të paqëndrueshme, pasi asnjëra nga pakicat kombëtare në pesë vendet e lartpërmendura nuk ka pasur pozicionin e Kosovës në kontekstin e shtetit multietnik federalist jugosllav dhe as nuk i përkasin një problemi në procesin e një dezintegrimi të dhunshëm shtetëror, nëpër të cilin kaloi Jugosllavia. Dhe mbi të gjitha minoritetet e tyre nuk e kanë pësuar represion dhe vrasje masive ashtu si shqiptarët nga regjimet i Beogradit për afro dhjetë dekada. Dhe ka të drejtë komentatori gjerman Stefan Kornelius, kur thotë se “një shtet heterogjen nuk mund të mbahet i bashkuar me dhunë dhe se çdo lëvizje për pavarësi u nënshtrohet ligjeve të veta, çdo dëshirë për secesion ushqehet në një klimë të veçantë.” Pra, shikuar në këtë kontekst edhe Kosova pari rrugën dhe mënyrën e saj të veçantë të bërjes shtet.
Pavarësisht nga dështimi i Serbisë në GJND, Tadiqi dhe qeveria e tij nuk lëvizi nga pozicioni i saj. Dhe në kundërshtim me përçapjet e BE-së dhe të ShBA-së, Qeveria e Beogradit paraqiti një rezolutë në OKB me kërkesën për bisedime të reja, gjithnjë sipas masës dhe përzgjedhjes serbe, lidhur me “çështjet e hapura” mes Kosovës dhe Serbisë, duke aluduar edhe në çështjen e statusit të Kosovës. Pikërisht me këtë rezolutë, e cila u paraqit pa konsultime me BE-në dhe për këtë edhe hasi në refuzimin e qarqeve diplomatike perëndimore, u pa qartë se Tadiqi mbetet vazhdues besnik i politikës së vjetër serbe në raport me Kosovën dhe shqiptarët, politikë kjo që konsiston në rikthimin e kontrollit dhe të rinënshtrimit të Kosovës.
Demagogjia e Tadiqit u shpalos edhe në rastin e denoncimit të krimit serbë në Srebrenicës, ngjarjes më të rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore, me ç´rast ai provoi të shprehte një distancim dhe një kërkimfalje për atë që kishin bërë serbët në këtë vend, por duket qartë se ky nuk është ndonjë impenjim serioz dhe sinqertë, që ka për synim çnazifikimin e një shoqërie, e cila ende vazhdon të mos e kuptojë shkakun e vërtetë të ndëshkimit të bashkësisë ndërkombëtare kundër Serbisë në mars të vitit 1999. Përveç kësaj, klasa politike serbe, e cila aktualisht ndodhet në pushtet, kurrë nuk ka qenë opozitë e politikës së Milosheviqit në raport me shqiptarët e Kosovës. Madje, ajo edhe sot e akuzon Milosheviqin për humbjen e Kosovës.
Fundja, raporti me krimin është testi themelor për shoqërinë serbe, veçanërisht për elitën politikën dhe shtetërore në Serbi, e cila së kaluarës duhet t´i qaset në mënyrë kritike, ngjashëm me atë që bënë gjermanët pas Luftës së Dytë Botërore. Me një kërkimfalje retorike Serbia nuk mund të shkarkohet nga përgjegjësia e saj politike, materiale dhe morale. Mirëpo, Serbia e sotme, me në krye me Boris Tadiqin, nuk ka as vullnet dhe as dëshirë për ballafaqim kritik me të kaluarën kriminale në raport me popujt fqinjë. Po kështu, në Serbi nuk ka autoritete të mjaftueshme politik apo morale që do të mund të merreshin me çështjen e denazifikimit dhe tejkalimit të “kulturës së krimit”. Pra, Serbia nuk ka kurrfarë gjasash të lirohet nga vetvetja, nëse shtetet europerëndimore nuk ushtrojnë një trysni ndaj Beogradit, që ka mbetur peng i planimetrive nacionaliste dhe jorealiste, për ta perceptuar shtetin serb si epiqendër të Ballkanit.
Për shqiptarët dhe popujt e tjerë të Ballkanit, të cilët ishin viktima të politikës nacionaliste serbe, Tadiqi është përfaqësues i një shteti, i cili bart mbi supet e veta përgjegjësinë kryesore për luftëra agresive ndaj Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës, përmes të cilave edhe u gropos kreatura shtetërore e Versajës.
Kosova vë në provë politikën e jashtme të BE-së
Se Kosova është një rast prove për aftësinë drejtuese të BE-së, kjo është thënë para shumë vjetësh. Dilema e BE-së sot është se ajo nuk është e aftë të drejtojë për shkak të përçarjeve të brendshme. Kjo u shpërfaq edhe pas opinionit të GJND-së pro pavarësisë së Kosovës, me ç'rast pse vendet e BE-së me qëndrimet e tyre regjimi janë më afër me disa vende me regjime jodemokratike aziatike dhe amerikano-latine sesa me vendet kryesore evropiane dhe SHB-në. Natyrisht ky pozicion jounik brenda vetë BE-së ka dëmtuar jo vetëm Kosovën, por edhe ka zbehur synimin evropian për një rol më të fuqishëm në rrafshin global. Nëse evropianet nuk dëshirojnë të presin që ShBA-ja të luajë rolin kryesor në oborrin e tyre, atëherë BE-ja, në radhë të parë, duhet ndërtuar një linjë më të qartë dhe më konsistente ndaj Serbisë dhe se shumica e vendeve evropiane duhet që t´u imponojnë pesë anëtarëve të tjerë qëndrimin e shumicës për të bëre të mundur ndërtimi e linjës së përbashkët të BE-së në çështjet e politikës së jashtme. Nuk mund t´i ofrohet perspektivë evropiane Serbisë për aq kohë sa ajo ndaj shtetit të Kosovës vazhdon me obstruksione sistematike: mbështetja politike dhe financiare e strukturave paralele administrative, gjyqësore, policore, mjekësore, universitare, si dhe bllokimin e mallrave që mbajnë vulën e doganave kosovare. BE-ja nuk do të duhej ta përsëriste gabimin që bëri me pranimin e Qipros. Tadiqit duhet t´i bëhet qartë se pa zgjidhur problemet me fqinjët nuk ka anëtarësim në BE. Në anën tjetër, Kosova nuk mund të përjashtohet për një kohë të gatë prej procesit të BE-së për stabilizim-asociim dhe duhet të ketë një ritëm të barabartë me fqinjët për integrim në BE.
Në të kundërtën, një dështim eventual i politikës së BE-së në raport me Kosovën do të vinte në pikëpyetje jo vetëm kredibilitetin e politikës së jashtme evropiane edhe në raport me rajonin përreth, veçanërisht në Bosnjë-Hercegovinë, por edhe efikasitetin dhe aftësinë e saj për formulimin e një pozicioni të përbashkët në çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë, dhe kështu do të rriste dyshimet për solidaritetin e brendshëm të Bashkimit Evropian. Megjithëse, pozicioni aktual i BE-së shpërfaq një deficit të jashtëzakonshëm në planin e politikës së jashtme dhe se pesë vendet e saj nuk kanë përgjegjësi të duhur në raport me BE-në si tërësi, gjysma e dytë e vitit 2010 do të jetë vendimtare si për BE-në ashtu edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Dhe nëse BE-ja synon të qetësojë demonët e vjetër, atëherë ajo duhet të heqë dorë nga qëndrimet kontradiktore, në njërën anë të flas për integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe njëkohësisht të tolerojë pretendimet territoriale të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës. Me një politikë të qartë do të qetësojë politika agresive nacionaliste serbe, e cila edhe më tej nuk heq dorë nga pretendimi joreal për rolin udhëheqës në Ballkan. Mesazhi nga Brukseli duhet të jetë më i qartë se deri tani.
Pra, nuk mund të ketë shtysa të reja integruese pa tejkaluar qëndrimin neglizhues dhe refuzues të pesë vendeve evropiane ndaj shtetit të Kosovës. Me të drejtë, ambasadori gjerman Wolfgang Ischinger, ndërmjetës i BE-së në bisedimet për statusin e Kosovës, deklaroi se “është për të ardhur keq që këto 5 vende po parandalojnë BE-në që të luajë një rol unifikues që do të duhej ta luante në rajon në dhjetëvjetëshin e fundit, duke shtuar se “me kalimin e kohës këto 5 vende do ta rishikojnë qëndrimin e tyre dhe BE-ja në një të ardhme jo të largët do ta ketë një qëndrim se si të shikojë problemin ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”. Dhe sa më shpejt që të ndodhë kjo aq më e lehtë do të jetë edhe çështja e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, respektivisht ndërtimi i një pozicioni kohëviz të BE-së në rrafshin e politikës së jashtme brenda Evropës në planin global.
Nëse politika serbe e përfaqësuar fort me linjën Tadiq-Jeremiq, nuk do të jetë më pragmatiste, atëherë Brukseli duhet t´ia bëjë gjithsesi me dije se ajo do të rrezikojë integrimin e Serbisë në BE. është e paimagjinueshme që Serbia kërkon anëtarësim në BE, pa hequr dorë nga pretendimet territoriale ndaj Kosovës. Madje edhe çdo aranzhim me pjesën veriore të Kosovës që del jashtë konceptit të Pakos të Ahtisaarit do ta çonte Kosovën drejt kantonizimit dhe do ta çonte nën çdo limit çështjen e funksionimin të saj, pasi edhe pavarësia e mbikëqyrur dhe decentralizimi mbi baza etnike kanë qenë një kompromis i dhembshëm për shqiptarët. Provimi i gjetjes së rrugëdaljes përmes kompromiseve të reja në favor vetëm të pakicës serbe, duke krijuar një autonomi apo status special vetëm për 1000 serbë në veriun e Kosovës, do të hapej shtegu që më pas edhe komunat e reja serbe, të krijuara sipas Pakos së Ahtisaarit, t´i shmangen autoritetit të Prishtinës. Pa dyshim, në javët e ardhshme Prishtina dhe Beogradi do të provojnë të forcojnë pozicionet e tyre edhe më tej, Prishtina mundësisht të sigurojë sa më shumë njohje, ndërsa Beogradi ta stopojë këtë proces. Shikuar në këtë kontekst, në shtator pritet edhe një matje forcash mes diplomacisë kosovare me aleatet e saj europerëndimorë dhe asaj serbe, kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të votojë lidhur me rezolutën (nëse nuk hiqet dorë prej saj ndërkohë) e Serbisë lidhur me kërkesën e saj për bisedime të reja me Kosovën, të cilën edhe sivjet e pret një vjeshtë e nxehtë.