Fshihej ne nje shtepi te braktisur, pranga shijaksit te denuar ne Itali
Durres- Shijaksi i denuar nga drejtesia italiane kapet pas 2 vitesh kerkimi nga policia, i fshehur ne nje banese te braktisur ne fshatin Gjepalaj. Burime zyrtare te Policise se Durresit bene me dije se 30-vjecari Alzan Keci, ishte deklaruar ne kerkim ekstra, per "trafik droge" dhe ndaj tij ishin dhene 7 vjet dhe 8 muaj burg. Vendndodhja e Kecit eshte zbuluar gjate kontrollit te policise, megjithese ishte fshehur mjaft mire ne nje banese te braktisur. I denuari ishte i shpallur ne kerkim edhe brenda vendit, menjehere sapo Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres, me vendim nr. 562, te dates 6 nentor 2007 ka njohur vendimin e Gjykates Italiane, e cila e ka denuar Kecin me 7 vjet dhe 8 muaj burg per vepren penale te "trafikimit te lendeve narkotike". Megjithese ne ngarkim te tij kishte nje urdher ndalimi, agjentet nuk kane bere dot te mundur zbulimin e vendstrehimit, deri disa dite me pare. Burime zyrtare te Policise se Durresit, bene me dije se arrestimi i 30-vjecarit u be ne oret e vona te mbremjes se hene, pasi ishte siguruar informacioni se ai fshihej ne fshatin Gjepalaj, disa kilometra larg Shijakut. Mesohet se per nje kohe te gjate 30-vjecari ishte strehuar ne banesen e braktisur, per te mos rene ne sy te agjenteve. Ne momentin e aksionit, i denuari nuk ka bere asnje rezistence ndaj uniformave blu.
Izolimi
Pak minuta pas arrestimit Alzan Keci, eshte transferuar menjehere ne drejtim te dhomave te paraburgimit ne Drejtorine e Policise se Durresit. Burime zyrtare thane se 30-vjecari i denuar per trafik droge, do te qendroje aty deri ne nje urdher te dyte per dergimin ne nje burg te sigurise se larte, ku do te vuaje denimin e mbetur.