Ftesa e Edi Rames Kush e sheh veten te afte te bashkohet me skuadren e rilindjes
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në një postim në rrjetin social Facebook, ka ftuar të gjithë të japin kontributin në qeverisjen e vendit. Rama shkruan se dëshiron që më të zotët brenda apo jashtë vendit, të përfshihen në përballimin me sukses të sfidës së jashtëzakonshme të qeverisë së re. Kryesocialisti, thotë se në institucionet shtetërore, do të ketë nevojë për për prurje të reja energjish dhe aftësish njerëzore të harmonizuara me eksperiencën e gjithkujt që gjendet në zyrat e shtetit për arsye të meritës. Rama shkruan se shumë struktura të vjetra do të zëvendosohen me të reja, për të çuar përpara programet prioritare të qeverisë.
Rama ka postuar edhe një formular aplikimi, ku përveç të dhënave bazë kërkohet edhe shprehja e interesit, me një letër motivimi të kërkesës. Në fund, Rama shkruan se dëshiron të bëj gjithnjë më të mirën për çdo shqiptar, pavarësisht se si ka votuar.