E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Do anulohet cdo vendim per tendera e koncesione pas 23 qershorit

Në mbledhjen e parë të grupit parlamentar socialiast, kryeminsitri i ardhshëm Edi Rama i ka bërë thirrje qeverisë akuale në detyrë për vetëpërmbajtje dhe të shërbejë në interes të vendit dhe të mos marrë vendime në kurrz të shqiptarëve.
“E përsëris thirrjen publike për vetëpërmbajtje dhe shërbim në interes të vendit qeveria në detyrë të sillet sipas tsndardeve evropiane. Shqiptarët meritojnë respekt, pasi na zgjodhën me 1 milionë vota. Humbësit nuk mund të sillen si fitues, por janë rrëzuar moralisht, është rrëzuar modeli qeverisës, qasja ndaj ekonomisë e financave të vendit”- theksoi Rama.
Me betimin e qeverisë së re, Rasma theksoi se do të anulohet cdo vendim për shpenzime parash që shkojnë përtej rolit të një qeverie kujdestarie, si dhe do të zhbëhet cdo vendim për tendera dhe koncesione të marrë pas 23 qershorit.
Përkryesocialistin nga sot ka nisur një kapitull i ri, aspak i lehtë, ai i mirëqeverisjes.
“Për ne ka nisur një sfidë e re. Më 23 qershor së bashku me aleatin strategjik LSI-në dhe aleatët e tjerë, shqipatrët na dhanë një barrë të rëndë. Hapim nga sot kapitullin aspak të lehtë të mirëqeverisjes. Ne s’jemi më në opozitë. Tranzicioni ka rëndësi themelore për mandatin qeverisës”- vijoi ai.
Kryesocialisti Rama hodhi poshtë zërat mediatik për strukturën e qeverisjes së re PS-LSI, duke theksuar se nuk do ketë luftë brenda koalicionit për ndarjen e zonave të influencës dhe ndarjes së shtetit. Duke iu referuar së shkuarës, ai the se PS dhe LSI është ribashkuar për të lënë pas të shkuarën.

“Do të përsëris pa u lodhur asnjëherë se jemi zgjedhur të qeverisim, jo vetëm, por në partneritet strategjik me LSI dhe aleatë të tjerë. Jemi ribashkuar për të mos përsëritur gabime të së shkuarës, por për të mësuar nga cdo hap, kemi bërë fushatë të ndarë dhe kemi fituar të bashkuar me një rezultat që as më optimisti e parashikonte. Është votuar PS dhe LSI, por dhe vetë bashkimi. Llogaritë e tjera sa do fitonim vetëm apo sa më pak do fitonte LSI, le ti bëjnë ata që janë papunë më në krye Kastriot Islamin. Jemi dy parti dhe do qeverisim si forcë e vetme, por nuk do e ndajmë shtetin në parcela dhe nuk do e ndajmë shtetin në ‘NE’ dhe ‘ATA’ brenda nesh”, theksoi Rama duke shtuar se ende nuk është përcaktuar ndarja e ministrive pasi më parë sipas tij duhet të përcaktohet mirëqeverisja. Nuk e di nëse do jete qeverie me më pak apo më shumë ministra por e di se do kushtoje me pak dhe më pas do flasim për emra. Deri sot jemi gjykuar nga fjalët nesër do gjykomi nga veprat”, u shpreh Rama.

Kryesocialisti u ndal dhe tek projekti për qeverisjen duke paralajmëruar se nuk do ketë punësime me miq, si dhe risi do jetë dhe zyrë administrimi në cdo zonë deputeti të zgjedhur. “Zyrtarë ndërkombëtar në kanë shprehur shqetësimin se jemi shpresa e fundit e një gjenerate”, deklaroi Rama.

Rama foli edhe për takimet që ka zhvilluar gjatë këtyre ditëve ka zhvilluar me presidentin e Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, Kryeprokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Aridan Fullani, duke premtuar se epoka e retorikës dhe e “luftës” me këto institucione është mbyllur më 23 qershor.
“I falënderoj për disponimin dhe frymën pozitive të bashkëpunimit, por nuk mund të mos bashkohem me shqetësimin e ngritjes në detyrë nga KLD të një sërë gjyqtarësh. I kam thënë Nishanit se fakti që vijmë nga dy kampe kundërshtare nuk është problem por rëndësi në kulturën e një bashkëpunimi. Dua të shpresoj që dhe ai ta shohë kështu e të punojë me mua, bashkë me kryetarin e Kuvendit jo si noter i një pale që ka humbur zgjedhjet por garant i Kushtetutës. Dua të shpresoj se presidenti do ta lexojë mirë votën e 1 milionë shqiptarëve që na dhanë 84 mandate. Ne do të respektojmë në frymë e në gërmë Kushtetutën në marrëdhëniet me gjyqësorin por nuk do të bëjmë sehir asnjë ditë duke parë si vritet e drejta në sallën e gjyqit”, u shpreh Rama.

Kryesocialisti akuzoi Prokurorin e Përgjithshme se nuk ka bërë asgjë për të luftuar krimin. “Ne nuk kemi votuar as për Presidentin e sotëm dhe as Prokurorin, por ne nuk jemi votuar për ta rifutur qeverinë e këtij vendi në llogoren e luftës politike ndaj një Kryeprokurori që nuk ka bërë asgjë për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Do qeverisim me papajtueshmëri të plotë me korrupsionin. Shpresojmë që Prokuroria të shënojë progres real në betejën e këtij vendi kundër krimit dhe korrupsionit. Qeveria e re belaja me e madhe të të korrupturave në sistemin e drejtesisë. Luftë ‘sy për sy’ dhe ‘dhemb për dhëmb’ me cdo kriminel, që ka gjetur vend për të bërë përshesh fare lidhjeve me ketë qeveri”, shtoi Rama.

Përsa i takon Bankës së Shqipërisë, Rama i bëri thirrje Guvernatorit Fullani që të thotë të vërtetën mbi gjendjen e financave të vendit.
“Qeveria e re dhe vete publiku shqiptar duhet ë dinë të vërtetën e financave të vendit. Nuk mund të lejojmë përkeqësimin e financave. Nga ana tjetër nuk duam të ushqejmë konflikt shterpë me opozitën e ardhshme”, theksoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›