Ftesa e LSI, PS: Meta të votojë për ne

Thirrjes së Ilir Metës për bashkimin e të majtëve, i është përgjigjur Partia Socialiste. Kandidati për deputet Saimir Tahiri deklaroi se i vjen mirë që Meta ka reflektuar dhe e ftoi të bashkohet me PS-në duke votuar për PS-në. Ai gjithashtu shtoi se Meta t'i bashkohet apelit për të dhënë kontributin e tij në Partinë Socialiste. Sipas Tahirit këto zgjedhje janë historike dhe është shumë e rëndësishme të mbyllet kapitulli Berisha.