Ftohet me një dush, humb Juventus

Juventus ka pësuar humbje në terrenin vendas nga Sampdoria me rezultat 2 me 1.
Juve u duk se do të siguronte një fitore të lehtë kur Giovinco shënoj për 1 me 0 nga penalltia. Berardi u përjashtua nga loja në minutën e 32 për të lënë mysafirët me një lojtar më pak. Sampdoria bëri atë që se priste askush duke përmbysur rezultatin.
Barazoi në minutën e 53 me golin e Icardit. I njejti lojtar siguroj fitoren e Sampdorias me golin e shënuar në minutën e 70 të ndeshjes./indeksonline/