E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali përsëri nuk fiton, prap barazon!

Edhe pse tregoi një lojë të mirë siç edhe pothuaj çdo herë e tregon Arsenali përsëri u ndal në barazim.Kësaj radhe ishte barazimi me Swansean në kuadër të FA Cup, me rezultatin e përgjithshëm 2 me 2.

Pjesa e parë nuk pati gola por vetëm disa raste nga të dy ekipet. Por në pjesën e dytë u pa nnjë pasqyrë krejt tjetër e lojë.Ishte ekipi i Swanseas i cili doli i pari në epërsi me golin e të sapo inkuadruarit në lojë Michu në min. 58.

Arsenali pas shumë tëntimesh arriti që jo vetëm të barazonte në min.81 por edhe të kalonte në epërsi dy minuta më vonë përmes Gibbs i cili shënoi një gol të bukur pas asistit të Giroud në min. 83.

Por edhe njëherë mbrojtja e Arsenalit tregoi që nuk është mjaft stabile dhe lejoi që Swansea të barazontë përmes Graham në min. e 87.Se a do arrijë të kualifikohet Arsenali në roundin e radhë të FA Cup,mbetet të vendoset në ndeshjen e radhës në Emirates Stadium./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›