E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fuere: Maqedonia te ece me reformat

Ambasadori i BE ne Maqedoni, Ervan Fuere ka deklaruar sot se Brukseli deshiron te shohe progres ne planin e reformave.

“Hyrja ne BE nuk nenkupton se diten e neserme Maqedonia do te jete si ne parajse. Qytetaret duhet te jene te pergatitur dhe te dijne se cfare i pret. Prandaj duam qe te shohim progres ne reformat”, ka pohuar Fuere.

Diplomati evropian ka nenvizuar se te gjitha mangesite qe do te paraqese raporti i nentorit i BE, qeveria duhet t’i pranoje pozitivisht dhe t’i shfrytezoje.

Me tej, duke folur per ceshtjen e emrit, Fuere ka shtuar se Maqedonia dhe Greqia duhet te punojne ngushte per te gjetur nje zgjidhje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›