E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroacia, mikpritese e takimit te ministrave te Ballkanit

Kryeqyteti i Kroacise, Zagrebi do te jete prites i takimit te ministrave te Drejtesise dhe atyre te Brendshem te vendeve te Evropes juglindore, por edhe i dsa prej vendeve te BE.

Ministrat nga Shqiperia, Kosova, Bosnja, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia do te diskutojne diten e enjte mbi nje sere ceshtjesh me interes te perbashket, si siguria kufitare, krimi, emigracioni dhe korrupsioni.

Samiti ne fjale eshte organizuar nga Franca, si kryesuese e radhes e presidences se BE. Ne te do te jene te pranishem edhe zyrtare franceze, si dhe komisioneri evropian per Drejtesine, Jacques Barrot.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›