E Diel, 1 Nëntor 2026

Fuere apelon për fushatë sensibilizuese për regjistrimin

Ambasadori i BE-së, Ervan Fuere sot bëri thirrje që Qeveria dhe aktorët politik në Maqedoni të zhvillojnë fushatë dhe të rrisin vetëdijen e opinionit për pjesëmarrje në regjistrimin e popullsisë.

Apeli i tillë vjen sot pas shqetësimeve të qytetarëve dhe emigrantëve shqiptarë për mungesën e fushatave qeveritare dhe institucionale për njohjen e qytetarëve me regjistrimin e popullsisë dhe kushtet e kërkuara.

“Inkurajoj aktorët politik, e sidomos koalicionin qeveritar, që përmes fushatave të ndryshme të rrisin vetëdijen e opinionit dhe t`i bindin qytetarët se sa është e rëndësishme pjesëmarrja e tyre në regjistrimin e popullsisë. Një test kritik për marrëdhëniet ndëretnike dhe besimin në institucionet është regjistrimi që do të realizohet në muajin prill të këtij vitit. Kërkojmë nga sektorët qeveritar, partitë politike të bëjnë gjithçka që është e mundur të krijohet një klimë e mirë politike dhe e besimit për zhvillimin e këtij operacioni”, deklaroi ambasadori Fuere.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›