E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv/Kryeministri Meta objekt i nje filmimi te fshehte ne emisionin Fiks Fare

Videoja e shfaqur mbreme gjate emisionit Fiks Fare ne Top Chanel rrezikon te marre permasat e nje skandali. Ajo eshte regjistruar ne zyren e ish ministrit te ekonomise Dritan Prifti ne mars te vitit te kaluar kur ai mbulonte ende kete detyre dhe eshte e qarte se ajo eshte realizuar prej vete atij. Ne qender eshte zevendeskryeministri Ilir Meta i cili ne ate periudhe drejtonte ministrine e jashtme. Zoti Meta shfaqet duke nisur biseden pasi nxjerr nje bllok te cilit i referohet gjate gjithe komunikimit me zotin Prifti duke i kerkuar llogari ketij te fundit per ceshtje qe lidhen me emerime e deri te licenca per hidrocentrale.

Kjo e fundit ngjan te jete edhe ceshtja me kompromentuese. Nga biseda zoti Meta kembengul qe licenca ti jepet nje te njohuri te tij pavaresisht se sic kuptohet nga komunikimi mes te dyve ceshtja eshte ende ne proces gjyqesor. Por zevendeskryeministri premton se edhe kete aspekt ne Gjykaten e Larte mund ta zgjidhe ai pasi sic shprehet ka marredhenie shume te mira me kryetaren e kesaj gjykate duke qene se i ka emeruar te bijen ne ambasade. Me pas zoti Meta thote se per kete licence i premtohet ministrit 7 perqind ndersa me pas permendet nje shifer 700. Zoti Meta nderhyn edhe per nje tjeter person i cili mesa duket duhet te hyje ne marredhenie me Albpetrolin duke kerkuar qe ministri te anulloje nje praktike te meparshme per ti hapur rruge te njohurit te tij. Sipas pamjeve te transmetuara mbreme nga Top Chanel zoti Meta e ka ndjekur transmetimin e videos nga zyra e tij ku ka shkuar edhe ministri i brendshem Lulezim Basha dhe ministri i shendetesise Petrit Vasili nje nga drejtuesit e Levizjes Socialiste per Integrim.

Edhe me pare pasi u largua nga Ministria e Ekonomise me kerkese te zotit Meta ish ministri Prifti e kishte akuzuar publikisht kryetarin e LSI se i kishte kerkuar favore ne kundershtim me ligjin. Por pamjet e transmetuara mbreme perbejne nje deshmi te rende. Levizja Socialiste per Intregrim megjithate eshte perpjekur ta minimizoje duke u shprehur se ato nuk perbejne shqetesim pasi sipas saj jane nje montim i poshter dhe shfaqje te tilla jane pjelle e krimit te organizuar. LSI shprehet se kushdo qe disponon prova e fakte ti dorezoje ato ne prorkuori qe te zbardhet e verteta. Asnje reagim nuk ka patur nderkohe nga kryeministri i cili dy vjet me pare po per shkak te nje video te filmuar nga Fiks Fare shkarkoi menjehere nga detyra ministrin e atehershem te kultures Ylli Pango i cili ne ate kohe u dyshua per ngacmime seksuale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›