SHBA paralajmeron per rrezikun e nje rakete balistike koreano-veriore
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates thote se beson qe Koreja e Veriut do te kete nje rakete balistike interkontinentale te afte per te qene nje kercenim per Shtetet e Bashkuara brenda 5 vjeteve.
Zoti Gates i beri keto komente sot pas nje takimi me presidenti kinez Hu Gjintao ne Pekin. Kur e pyeten per planet e SHBA per tu vetembrojtur zoti Gates tha se per kete po zhvillohen bisedimet gjetjen e nje rruge per ta cuar Korene e Veriut ne nje rruge tjeter.
Zyrtaret amerikane thane se zoti Gates po ashtu e kishte pyetur presidenti kinez lidhur me njoftimet e medias se Kina kishte zhvilluar per here te pare sot nje prove me nje avion te padiktueshem nga radaret. Nje zyrtar amerikan i mbrojtjes qe po merrte pjese ne takim tha se te gjithe zyrtaret civile kineze qe ndodheshin ne takim dukeshin te habitur nga fakti se ishte zhvilluar prova.
Faqe kompjuterike te medias shteterore kineze kane publikuar fotografi te avionit gjate fluturimit nje tregues se programi i modernizimit ushtarak te Kines po avancon me shpejt nga sa pritej.