E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fuga Per integrimin te leme pas gjithcka qe na ndan

Thirrja ndaj Edi Ramës për miratimin e tre ligjeve që do t’i jepnin mundësinë Shqipërisë të marrë statusin e vendit kandidat gjen mbështetje dhe në facebook. Një ndër figurat e njohura publike në vend, profesor Artan Fuga nuk është një ndër 604 firmëtarët e peticionit në fjalë, por duke dhënë opinionin e tij në rrjetin social lidhur me këtë nismë thotë se do ta përbuzte veten e tij nëse do të bëhej arbitër i veprimeve të të tjerëve. “Respektoj çdo veprim të lirë, thënë popullorçe nuk do të doja do "të fusja hundët" atje ku nuk më takon. Secili zgjedh rrugën e vet për të kontribuar për atdheun e vet, si e gjykon më mirë- thotë ai, ndërsa shton se “Po të flitet për integrimin europian të Shqipërisë, duhet bërë çmos, tani, këtu, menjëherë, të gjithë, me të gjitha mënyrat, solidarë, me mirëkuptim, duke lënë pas gjithçka që ndan, të integrohemi menjëherë. Fuga thotë se këtë e meriton Shqipëria dhe shqiptarët, si qytetërim i lashtë europian, pasi vendet e tjera përreth nuk janë aspak më të mirë dhe si qytetarë kemi bërë shumë në këto dy dekada – shprehet ai në përgjigjen ndaj të interesuarve në faqen e tij në rrjetin social.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›