E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fukarenjtë e Europës

Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, Kosova vazhdon të jetë ndër vendet më të varfra në Europë. Rreth 34 për qind e popullsisë jetojnë në varfëri absolute me 1 euro e gjysmë në ditë, kurse 12 për qind në varfëri të skajshme me vetëm një euro. Ndërkohë, krahasuar me vitet paraprake, ka rënie të nivelit të varfërisë. Nga Agon Sinanaj më 25 maj 2011 në ora 07:54

Pavarësisht se nuk u prek edhe aq nga kriza financiare, Kosova prin si njeri ndër vendet më të varfra në rajon dhe Evropë. Ky është konstatim i fundit i Bankës Botërore në raportin e saj “Varfëria në konsum në Republikën e Kosovës në vitin 2009”.

Sipas të njëjtit raport, në vitin 2009 rreth 34 për qind e popullsisë në Kosovë kanë jetuar nën linjën e varfërisë absolute me 1 euro e gjysmë në ditë, kurse 12 për qind në varfëri të skajshme me vetëm një euro në ditë.

Menaxheri i Bankës Botërore në Kosovë, Ranxhit Najak, tha se si rezultat i rritjes së vogël të Bruto Prodhimit Vendor gjatë vitit 2006-07, në vitin 2009 ka pasur zvogëlim të varfërisë. Sipas tij, krijimi i legjislacionit është i rëndësishëm, por nuk është i mjaftueshëm për zvogëlimin e varfërisë.

“Janë dy elemente të rëndësishme lidhur me këtë, një është mekanizmi zbatues i këtyre ligjeve, respektivisht kapacitetet institucionale dhe vullneti politik. Kurse element i dytë është objektivi. Dhe çfarë rrjedh nga ky raport është se duhet të kemi një sistem më të mirë të objektivave”, tha Najak

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›