Fule-Berishës:Ngërçi politik pengon integrimin

Komisioneri i BE-së për zgjerimin Stefan Fule në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Berisha ka rikthesuar edhe njëherë se në rast se ngërçi politik vazhdon, kjo mund ta pengojë Shqipërinë në arritjen e standardeve politike të pritshme nga një vend që ka aplikuar për anëtarësim në BE.
"Rruga në vazhdim duhet të udhëhiqet nga dy parime themelore demokratike: respekti për Kushtetutën dhe transparenca. Në interes të vendit të tyre dhe të perspektivës së integrimit evropian, liderët politikë të Shqipërisë duhet të përballen tani me këtë sfidë në mënyrë konstruktive dhe në frymën e Bashkimit Evropian" ripërsëriti Fule.
Ai gjithashtu theksoi se fakti që Shqipëria i ka plotësuar pyetësorin është një fakt për zhvillimin në vend i cili nuk është shumë e lehtë.
Nga ana e tij kryeministri Sali Berisha, konfirmoi se në takimin me Fyle është diskutuar çështja e ngërcit politik. Shefi i qeverisë theksoi se i ka shprehur bindjen komisionerit se çështja duhet të zgjidhet nga lidershipi politik në përputhje me Kushtetutën.
Ai shtoi se vendi i ka të gjitha instrumentat e shtetit ligjor për të vepruar në përputhje me Kushtetuten dhe për të realizuar transparencën.