E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fule: Ngërçi politik, pengon integrimin

Tiranë, 19 mars, NOA Update - Nëse ngërçi politik në Shqipëri do të vazhdojë ende, atëherë do të ketë pengesa për arritjen e standardeve nga vendi ynë për procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian.

Kështu është shprehur në Tiranë, komisioneri evropian për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë, Stefan Fule, në një deklaratë për mediat para takimeve me krerët më të lartë të vendit, duke theksuar se parlamenti është vendi i dialogut.

Sipas tij, një parlament është funksional dhe kjo është thelbësore për demokracinë, qëndrim ky që e ka mbajtur edhe para se të vinte në vizitën e tij të parë në Tiranë lidhur me zhvillimet politike në vendin tonë.

Ndërsa nënvizoi se në interesin e mirë të vendit liderët politikë duhet të gjejnë zgjidhjen, Fule theksoi serruga në vazhdim duhet të udhëhiqet nga dy parime themelore demokratike: Respekti për Kushtetutën dhe transparenca.

Axhenda e tij në Tiranë, parashikon takime me presidentin Topi, kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›