Fule: Në nëntor opinioni për statusin e vendit kandidat në BE
16/06/2010 Mali i Zi shprehet se është një hap prapa Shqipërisë për integrimin
Presidenca spanjolle, por edhe ajo belge e hungareze pro zgjerimit
Në nëntor të këtij viti, Komisioni Evropian do ti paraqesë Këshillit të Ministrave të BE-së opinionin e tij për statusin e vendit kandidat në BE për Shqipërinë dhe Malin e Zi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, përgjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Milan Roccen, pas takimit BE-Mali i Zi. “Komisioni Evropian ka qëllimin që ti paraqesë në nëntor Këshillit të Ministrave dhe vendeve anëtare opinionin lidhur me aplikimin për statusin e kandidatit për Malin e Zi edhe për Shqipërinë njëkohësisht”, tha Fule. Ndërsa nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Roccen, u shpreh se aktualisht vendi i tij është një hap prapa Shqipërisë, për sa i përket anëtarësimit në NATO, dhe këtë gjë vendi fqinj po përpiqet ta kompensojë me procesin e integrimit. “Ne jemi një hap mbrapa krahasuar me Shqipërinë për integrimin në NATO dhe shpresojmë se do ta kompensojmë këtë me integrimin evropian”, tha Roccen. Ndërkohë sinjale shprese për këtë çështje ka dhënë dhe Sekretari i Shtetit të Spanjës, Diego Lopez Garrido, i cili tha se pro zgjerimit të BE-së janë dhe vendet e tjera që pritet të marrin Presidencën: Belgjika dhe Hungaria “Përkushtimi për zgjerimin e BE-së me Ballkanin është një filozofi dhe angazhim jo vetëm i Presidencës spanjolle, por edhe të dy presidencave të tjera: belge dhe hungareze, pasi kemi punuar si trio dhe jemi të sigurt se një angazhim i tillë do të ndiqet nga presidencat e ardhshme. Ne jemi në favor të zgjerimit të BE-së pas përmbushjes së kritereve të vendosura", tha Garrido
Ndërkohë, në lidhje me krizën politike në vend, ministrat e Bashkimit Evropian konsiderojnë se ngërçi politik në Shqipëri duhet zgjidhur në respekt të plotë të Kushtetutës së Shqipërisë dhe transparencës. Duke bërë këtë, vendet anëtare të BE-së unifikojnë qëndrimin e të gjithë organizatës së Bashkimit Evropian lidhur me ngërçin politik në Shqipëri, të shprehur paraprakisht nga Presidenti i Komisionit Evropian, Barroso, ai i Këshillit të Ministrave, Van Rompuy, të Presidentit të Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek, qëndrim që është mbrojtur që në fillim nga komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle. Në konkluzionet e tyre thuhet: “ Është përgjegjësi e Qeverisë shqiptare dhe e opozitës që të gjejnë zgjidhje dhe avancime në mënyrë transparente në respekt të plotë të Kushtetutës së Shqipërisë, që do ti kërkohen vendit për integrimin e saj evropian" thuhet në konkluzionet për këtë çështje.
Procesi i liberalizimit të vizave ka shumë gjasa të përfundojë me sukses në vjeshtën e këtij viti, por duke e parë në prizmin e integrimit, duket se Shqipëria është në momentin e saj më të mirë. Përfshirja në Aleancën e Atlantikut të Veriut ka qenë një hap me shumë rëndësi për vendin, pasi Shqipëria shihet nga vendet anëtare të BE-së tashmë si një partner, të paktën në fushën e sigurisë, dhe kjo nuk është pak. Ndërkohë që pritet mbyllja e procesit të liberalizimit, një tjetër proces do hapet për Shqipërinë, akoma dhe më i vështirë se anëtarësimi në NATO apo liberalizimi. Bëhet fjalë për anëtarësimin në BE, pas marrjes së statusit të vendit kandidat, dhe kriza ekonomike që po kalon Evropa i ka vështirësuar akoma më shumë gjërat.
Kërkesa
Në prill të vitit të kaluar, pra rreth 15 muaj më parë, Shqipëria dorëzoi kërkesën për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Në muajin dhjetor vendit tonë iu dorëzua dhe udhërrëfyesi me pyetjet për këtë çështje, të cilat u plotësuan për tre muaj.
NATO
Ndërkohë, pranvera e kaluar shënoi një tjetër sukses për Shqipërinë, që ishte anëtarësimi me të drejta të plota në NATO. Për vendin tonë kjo ishte një tjetër arritje e madhe, pasi u bë pjesë e aleancës më të madhe ushtarake në botë.
Statusi
Në tetor të këtij viti Shqipëria pret të përfundojë dhe liberalizimin e vizave, ndërsa nëntori do të jetë një tjetër muaj intensiv, pasi do të pritet opinioni i Komisionit Evropian, në lidhje me statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.