Kontrolli i yndyrave në gjak në stinën e verës
16/06/2010 Flet mjeku endokrinolog Dashamir Gjergji
Këshillat dhe kujdesi që duhet të kenë kategoritë e riskut për të shmangur komplikacionet
Niveli i lartë i yndyrave që merren nëpërmjet produkteve ushqimore mund të bëhet shkak për shfaqjen e problemeve të shumta në funksionimin e organizmit. Kjo problematikë bëhet më e theksuar gjatë stinës së verës, duke qenë se temperaturat kanë pësuar rritje të theksuar. Në një intervistë për gazetën “Metropol”, mjeku endokrinolog Dashamir Gjergji jep këshillat që duhet të ndiqen për të mbajtur larg këto shqetësime.
Flitet shpesh që marrja e sasive të larta të yndyrave nëpërmjet ushqimit bëhet problematike për organizmin, pasi mund të ndikojë në shfaqjen e shumë sëmundjeve. Si bëhet klasifikimi i këtyre produkteve të dëmshme, duke marrë parasysh ato çfarë ne konsumojmë gjatë ditës?
Yndyrat janë një nga katër produktet bazë me të cilat ushqehet organizmi ynë. Nëpërmjet këtyre produkteve trupi merr karburantin e përditshëm, të cilin e kthen më pas në energji. Marrja e yndyrave vjen nga të gjitha llojet e ushqimeve, por grupet më të pasura me llojet e yndyrave janë ushqimet me bazë shtazore, si: mishi, peshku, pula, produktet e bulmetrave, (qumështi, kosi, djathi etj), produktet me të cilat ne gatuajmë si vaj vegjetal, vaji i misrit, lulediellit, vaji i ullirit etj. Pak më poshtë ne do të shpjegojmë se ku qëndron diferenca në përdorimin e këtyre yndyrave, ose siç klasifikohen më thjesht në yndyra të mira apo të këqija. Klasifikim ky që vjen nga fakti se çfarë shkakton në organizëm përdorimi i tyre. Megjithatë, vaji i ullirit preferohet të konsumohet më shumë, madje konsiderohet si yndyrë e mirë, pasi ka një raport më të balancuar në përmbajtjen e acidit yndyror të ngopur dhe të pangopur. Praktikisht sa më i lartë të jetë raporti i yndyrave të pangopura, aq më e lehtë është që këto të fundit të përthithen siç duhet nga organizmi. Burime të tjera nga të cilat ne marrim yndyrat janë edhe produktet e konservuara, të cilat kohët e fundit po ashtu po përdoren në masë në regjimin e përditshëm.
Konkretisht, si reagon organizmi ynë ndaj këtyre produkteve? Në çmasë përdorimi i tyre bëhet problematik?
Në përgjithësi yndyrat absorbohen dhe thithen nga pjesë të caktuara të stomakut, zorrëve dhe kalojnë në organizëm. Më pas ato transportohen dhe shkojnë kryesisht në mëlçi, ku dhe përpunohen. Përgjithësisht yndyrat ndahen në disa lloje kategorish: kolesterol total, në trigliceride, në LDL kolesterol, në Hd kolesterol, i cili përfshihet tek yndyrat e mira, pasi arrin të që të shpërbëjë raportin e yndyrave të dëmshme në organizëm, duke i përpunuar në mënyrë të tillë që të mos lejojë grumbullimin e tyre si mbetje të rrezikshme. LDL është kolesteroli më i keq. Përqendrimi i kësaj yndyre në organizëm në sasi të larta bëhet shumë i dëmshëm. Kjo, pasi fillon krijon pllakëza në enët e gjakut, që me kalimin kohës edhe oksidohen, çka ndikon në ngushtimin e seksionit të enës së gjakut, deri në bllokimin e plotë të saj. Në momentin kur këto lloje yndyrash bllokojnë totalisht enën e gjakut, atëherë kemi të bëjmë me infarktin. Me bllokimin e kësaj ene, pjesa e indit apo e organit që merrte gjak nga kjo enë, po ashtu bllokohet duke mos mundur më të kryejë funksionin e saj. Ndaj thuhet se kjo pjesë ka bërë infarkt. Nëse ndodh në tru, themi se kemi infarkt të trurit. po ashtu kur ndodh në mushkëri, kemi infarkt të mushkërive, të zemrës zorrëve, e kështu me radhë për të gjitha organet të cilat preken nga këto grumbullime të dëmshme.
Duke parë të gjitha këto shqetësime që shkaktohen nga përqendrimi i yndyrave në organizëm, në çraport duhet të jetë përdorimi i tyre, për të shmangur komplikacionet ?
Këto probleme krijohen kur ne marrim më shumë sesa duhet në sasi dhe kryesisht yndyra të këqija. Këto të fundit bëhen më të rrezikshme në rastet kur ne nuk kryejmë fare aktivitet fizik. Marrim ushqim, duke marrë kalori të larta (nga yndyrat merret kalorazhi më i lartë sesa nga të gjitha produktet e tjera), por duke mos lëvizur ky kalorazh nuk shpenzohet, duke u mbledhur në formë grumbulli në organizëm.
Në 1 gram yndyra që fusim në organizëm ne nxjerrim 9 kilokalori energji, ndërsa për një gram sheqer nxjerrim 4 kilokalori; në 1 gram proteina po ashtu 4 kilokalori, si dhe në një gram alkool ne nxjerrim 7 kilokalori. Pra, niveli më i lartë mbetet tek yndyrat.
Atëherë nga yndyrat merret rezerva më e madhe energjetike ditore. E rëndësishme është se çdo njeri duhet të konsumojë yndyrë brenda kufijve të lejueshëm. Por sigurisht më të preferuarat mund të jenë ato më të lehtat. Kjo nuk do të thotë që të mungojnë yndyrat me bazë shtazore që vijnë nga mishi, veza, etj. Këto duhet të konsumohen në sasi të caktuara dhe të gatuara në kushte shumë të mira higjienike. Si rregull, një regjim ditor kalorik i një njeriu, flasim këtu për një person normal që kryen dhe aktivitet fizik në nivel mestar, duhet të jetë diku të 1600-2000 kilokalori në ditë, e cila duhet të ndahet për të tri vaktet. Konkretisht kjo ndarje duhet të jetë e tillë: 50 deri në 60 për qind duhet të vijnë nga sheqernat apo karbohidratet, ku përfshihen buka, frutat apo produktet që kanë përmbajtje sheqeri si të formës natyrale, po ashtu dhe ato sintetike. Rreth 20 deri në 30 për qind duhet të vijnë nga yndyrat, ndërsa 15-20 për qind duhet të merren nga proteinat. Atëherë ky 20 deri në 30-përqindësh, që i takon secilit nga ne që ta marrë gjatë ditës, siç e thamë dhe më lart duhet të planifikohet sa më mirë. Kjo, në mënyrë që të marrim yndyrat më të lehta të mundshme, të cilat adoptohen edhe me organizmin. Përgjithësisht preferohen yndyrat me origjinë bimore, të cilat jo vetëm janë më të lehta, por edhe më të pranueshme nga organizmi. Këto të fundit nuk shquhen për mbetje në organizëm, të cilat me kalimin e kohës mund të bëhen të dëmshme, sa të bllokojnë funksionimin e organeve siç duhet, pasi qarkullimi i gjakut bëhet më me vështirësi. Megjithatë, ne duhet të dimë që nuk është e ndarë me thikë që çdo ditë duhet të marrim se sbën 100 gramë yndyrë, kjo varet dhe nga vakti ushqimor.
Tashmë kemi hyrë në një sezon të ngrohtë, ku temperaturat rriten çdo ditë e më shumë. Çfarë këshillash duhet të ndiqen për të mbajtur larg grumbullimin e sasive të dëmshme të yndyrave në organizëm?
Le të orientojmë njerëzit ndaj të këqijave që sjell konsumi i këtyre yndyrave, që për hir të vërtetës gjatë sezonit të verës na bëjnë më të ekspozuar ndaj shumë sëmundjeve, për shkak të rritjes së temperaturave, të cilat krijojnë vështirësi në përshtatjen e tyre me organizmin. Dihet tashmë që ne si qenie njerëzore shkëmbejmë me natyrën energji dhe temperaturë, dhe si rregull ne jetojmë në paqe me natyrën, kur temperatura e organizmit tonë është e njëjtë me atë të jashtme. Në dimër nuk harxhojmë shumë energji për të bërë këtë lloj balance, ndërsa në verë organizmi detyrohet të çojë më shumë gjak në lëkurë, që të barazojë temperaturën e jashtme me atë të organizmit. Në këto lloj pozitash kur organizmi është në vështirësi adaptimi, një problem sado i vogël të dalë, ndikon në dëmtimin e tij. Po e njëjta gjë ndodh edhe me përdorimin e yndyrave. Një i sëmurë që vuan nga problemet e zemrës, të qarkullimit të gjakut, të hipertensionit, diabetit apo komplikacione të tjera që rrjedhin nga sëmundjet kronike, në momentin kur ka dhe disbalancë me yndyrat, përballet me shqetësime serioze të shëndetit. Po e njëjta gjë ndodh edhe në rastin kur nuk kanë sasi të lartë yndyrash, pasi këto të fundit mund të vijnë duke u akumuluar me kalimin e kohës derisa të bëhet evident rreziku.
Ndaj sugjerojmë që në verë dieta e kalorive duhet të jetë më e paktë në sasi. Profili që duhet të lehtësohet më shumë duhet të jetë ai yndyror, për shkak të atyre që thamë pak më lart. Ushqimet duhet të gatuhen në higjienë maksimale, duhet të jenë të lara mirë, të ruajtura mirë në kushte frigoriferike. Këto produkte nuk duhet kurrsesi të qëndrojnë në ambiente ku ka rrezatime dielli, pasi në këto raste ndodh denatyrimi i ushqimeve, të cilat bëhen akoma më të vështira për tu përpunuar nga organizmi. Duhet të shkojmë drejt një diete vegjetariane bimore. Sa më prezente të jetë kjo gjatë përditshmërisë, aq më pak probleme do të shfaqen në shëndetin tonë. Në këtë rast, produktet përmbajnë yndyra më të pakta, por dhe më të lehta për tu përshtatur me organizmin tonë.
Po në lidhje me aktivitetin fizik çmund të themi?
Gjithashtu, kjo dietë ushqimore duhet të shoqërohet edhe me aktivitet fizik. Është e nevojshme që njerëzit të cilët shkojnë me pushime, të paktën një ose dy herë në ditë duhet të bëjnë një shëtitje apo ecje sportive. Natyrisht, kjo në orët e para të ditës ose dhe në darkë, kur dhe rrezet e diellit janë më pak të dëmshme. Përveç ecjes apo shëtitjes këshillohen edhe lloje të tjera sportesh, por edhe këto të rekomanduara sipas veçorive individuale. Këto aktivitetet ndihmojnë në shpenzimin e kalorive të fituara gjatë ditës, duke krijuar balancën e duhur për funksionimin e organizmit. Njëkohësisht sezoni i verës konsiderohet edhe si sezoni ku shpërthejnë shumë infarktet, trombozat, rëndimet e gjendjeve të trurit që kanë lidhje gjithmonë me enët e gjakut, ku siç e thamë baza janë yndyrat. Sigurisht që dhe në këto raste këshillohet një dietë sa më e lehtë, duke eliminuar sa më shumë që të jetë e mundur produktet me përmbajtje të lartë yndyrash.
Ka shumë rëndësi që të gatuhet me sa më pak vaj. Preferohen më shumë dietat që i marrin produktet të pjekura ose të ziera. Në këto raste le të ketë dhe pak yndyrë, e cila kur piqet dhe avullon duke u shpërndarë. Ndërsa në rastet kur skuqet është dhe më e lartë në sasi. Ndaj këshillojmë që gjatë këtij sezoni edhe peshku do ishte më i mirë i pjekur. Por nuk përjashtohen edhe rastet kur duhet të skuqet. Nuk duhet të merren sasi të larta të gjalpit dhe djathit, të cilat janë dy burime potenciale të yndyrave, si dhe gatimi duhet të jetë me vaj ulliri. Edhe ky i fundit duhet të përdoret në sasi të duhura. Në grupin e produkteve të rrezikshme përfshihen edhe çokollata e akulloret, të cilat po ashtu kanë përmbajtje të lartë yndyrash. Sa më të kontrolluara të konsumohen këto, aq më mirë do jetë për organizmin. Dietat proteinike janë më të thjeshta për tu shpërbërë, ku përfshihen perimet, zarzavatet, frutat e stinës, përdorimi i të cilave është i domosdoshëm.
Si duhet të ndryshojë dieta ushqimore, nëse nisemi nga kriteri moshë apo kategoria më e rriskuar?
Kontingjenti më i rrezikuar janë të sëmurët kronikë, ku përfshihen moshat e treta kryesisht. Për ta sugjerohet një dietë e balancuar me sa më shumë lëngje, një dietë larg vajit dhe yndyrave. Nevojitet një qëndrim në kushtet e shtëpisë, veçanërisht kur është piku i vapës, ndërsa shëtitjet duhet të bëhen në orët e para të mëngjesit ose të mbrëmjes. Një tjetër këshillë që duhet të ndiqet nga kjo kategori është edhe vazhdueshmëria e ndjekjes te mjeku specialist. Kjo, në mënyrë të tillë që të gjitha problemet të ndalen sa më herët, sidomos në rastet kur organizmi është i varur edhe nga marrja e medikamenteve. Këto të fundit në shumë raste krijojnë edhe disbalanca që mund të jenë të dëmshme në rastet kur përballen me problemet në organizëm. Kështu, për të sëmurët që kanë yndyra shumë të larta në gjak duhet të marrin ilaçe hipolipemiante, si statina fibrate etj. Por këto gjithmonë duhet të merren sipas rekomandimit të dhënë nga mjeku specialist, pas vizitës së kryer. Për fëmijët nuk mund të veprojmë me këtë rregull. Organizmi i tyre është më shumë në aktivitet dhe si rregull nuk duhet të ketë të tilla reduktime. Megjithatë, nuk përjashtohet që edhe në këto raste duhet treguar kujdes i veçantë. E rëndësishme është se ajo që marrim të jetë në balancë me ato që digjen. Ashtu si në shumë vende të botës, edhe vendi ynë kohët e fundit po përballet me një alarm të shtimit të rasteve të obezitetit tek të vegjlit. Obeziteti në 80 për qind të rasteve është baras me yndyrat në gjak. Këto të fundit ndikojnë negativisht në organizmin e fëmijës, duke shtuar masën e indit dhjamor e për pasojë edhe rritje problematike të peshës trupore. Kjo është më e rrezikshme tek fëmijët, pasi gjatë rritjes së tyre ata do të shfaqin probleme të shumta. Sa më pak obezë të jenë fëmijët, aq më e shëndetshme dhe pa probleme do të jetë rritja e tyre. Ndaj dhe dieta ushqimore e tyre duhet të jetë e kontrollueshme.
Kujdes !
Kontingjenti më i rrezikuar janë të sëmurët kronikë, ku përfshihen moshat e treta kryesisht. Për ta sugjerohet një dietë e balancuar me sa më shumë lëngje, një dietë larg vajit dhe yndyrave. Nevojitet një qëndrim në kushtet e shtëpisë, veçanërisht kur është piku i vapës, ndërsa shëtitjet duhet të bëhen në orët e para të mëngjesit ose të mbrëmjes. Një tjetër këshillë që duhet të ndiqet nga kjo kategori është edhe vazhdueshmëria e ndjekjes te mjeku specialist. Kjo, në mënyrë të tillë që të gjitha problemet të ndalen sa më herët, sidomos në rastet kur organizmi është i varur edhe nga marrja e medikamenteve. Këto të fundit në shumë raste krijojnë edhe disbalanca që mund të jenë të dëmshme në rastet kur përballen me problemet në organizëm. Kështu, për të sëmurët që kanë yndyra shumë të larta në gjak duhet të marrin ilaçe hipolipemiante, si statina fibrate etj. Por këto gjithmonë duhet të merren sipas rekomandimit të dhënë nga mjeku specialist, pas vizitës së kryer.
Regjimi ushqimor
Nnjë regjim ditor kalorik i një njeriu, flasim këtu për një person normal që kryen dhe aktivitet fizik në nivel mestar, duhet të jetë diku të 1600-2000 kilokalori në ditë, e cila duhet të ndahet për të tri vaktet. Konkretisht kjo ndarje duhet të jetë e tillë: 50 deri në 60 për qind duhet të vijnë nga sheqernat apo karbohidratet, ku përfshihen buka, frutat apo produktet që kanë përmbajtje sheqeri si të formës natyrale, po ashtu dhe ato sintetike. Rreth 20 deri në 30 për qind duhet të vijnë nga yndyrat, ndërsa 15-20 për qind duhet të merren nga proteinat. Atëherë ky 20 deri në 30-përqindësh, që i takon secilit nga ne që ta marrë gjatë ditës, siç e thamë dhe më lart duhet të planifikohet sa më mirë. Kjo, në mënyrë që të marrim yndyrat më të lehta të mundshme, të cilat adoptohen edhe me organizmin. Përgjithësisht preferohen yndyrat me origjinë bimore, të cilat jo vetëm janë më të lehta, por edhe më të pranueshme nga organizmi