Rama: Berisha mban peng integrimin e vendit
16/06/2010 Kreu i PS-së reagon pas mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE
“Ka një përpjekje intensive për t’i dhënë fund krizës, për t’i hapur rrugë zgjidhjes”
“Mos i mbaj vizat, daljen nga kriza ekonomike dhe vetë rrugën evropiane të integrimit peng të kutive të korrupsionit elektoral, korrupsionit pjellë e gënjeshtrës së madhe të zgjedhjeve të shkuara, që veç gënjeshtra prodhon me sasi përditë e më të mëdha, duke i lënë shqiptarët pa zgjidhje”. Ky ka qenë apeli i radhës i bërë dje nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, për Kryeministrin Sali Berisha. Në vlerësimin e kryetarit të socialistëve, zvarritja e mëtejshme që i bëhet zgjidhjes së ngërçit politik, krijuar për shkak të kërkesës për transparencën e zgjedhjeve, do të ketë pasoja për vendin, duke nisur që me zvarritjen e liberalizimit të vizave me BE-në. Kështu, duke reaguar një ditë pas qëndrimit të mbajtur në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian për gjetjen e zgjidhjes së krizës politike në Shqipëri, Rama nuk vonoi të tërheqë dhe një herë tjetër vëmendjen e shumicës qeveritare përkundrejt mesazhit të ardhur nga faktori ndërkombëtar. “Falënderoj në emër të opozitës të gjitha shtetet anëtare, përfaqësuesit e të cilëve në këtë moment vështirësie kolosale për ekonominë e eurozonës gjetën kohën e mundësinë për të biseduar edhe mbi krizën shqiptare. Ky fakt nuk është asgjë tjetër, veçse shprehja më kuptimplotë e nivelit të lartë të shqetësimit që kriza shqiptare ka arritur në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar”, vlerësoi Rama. Njëkohësisht, kreu i PS-së shprehu gatishmërinë e opozitës së bashkuar për zgjidhjen e krizës politike përmes arritjes së një marrëveshjeje të negociuar dhe kompromisi, që ngrihet mbi parimin më të rëndësishëm për çdo demokraci funksionale, të drejtën e një populli për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme. Nga ana tjetër, Rama, ndalur në një çështje të tillë, pra te një marrëveshje mes palëve, bëri me dije se “në çastin që flasim ka një përpjekje intensive për t’i dhënë fund krizës dhe për t’i hapur rrugë zgjidhjes”.
Takimi Rama-Berisha në Strasburg
Dy drejtuesit e partive kryesore politike në vend, përkatësisht ai i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i PS-së, Edi Rama u thirrën më 20 maj në një darkë pune nga drejtuesit e lartë të Bashkimit Evropian, për të diskutuar mbi krizën politike në vend. Ndërkohë ende nuk ka një konsensus mes palëve mbi këtë çështje. Para se të niste takimi në Strasburg, komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule dhe komisionerja e Jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, përmes një deklarate të përbashkët, kanë theksuar se ka mbërritur koha për të gjetur një zgjidhje mbi krizën e tanishme politike në Shqipëri, e cila duhet të jetë e qëndrueshme dhe e shpejtë, në përputhje me aspiratat e qytetarëve të këtij vendi, Kushtetutën e tij dhe parimin e transparencës.