Fule:Ngërçi politik pengon arritjen e standarteve

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fule ka mbërritur në aeroportin "Nënë Tereza" rreth orës 15:30 minuta ku është pritur nga ambasadori i KE-së Helmut Lohan dhe më pas është drejtuar për në presidencë ku ka nisur edhe takimin me kreun e shtetit Bamir Topi. Në deklaratën e tij për mediat para takimeve me kretët më të lartë të shtetit komisioneri për zgjerim Stefan Fule ka theksuar se nëse ngërçi politik vazhdon atëherë do të ketë pengesa për arritjen e standarteve. Ai shtoi gjithashtu se një parlament funksional është thelbësore për demokracinë e një shteti duke theksuar se dialogu politik bëhet në Parlament. "Bojkotet parlamentare nuk kanë vend në politikën demokratike në mënyrën se si zbatohet në Bashkimin Evropian" theksoi Fule.
Ndërkohë priten pas takimit me kreun e shtetit Topi komisioneri për zgjerim në BE Fule do të takohet edhe
kryeministrin Sali Berisha, me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli në orën 17:00 dhe një takim me liderin e opozitës Edi Rama.
Vizita e komisionerit për zgjerimin në Tiranë bëhet në kuadrin e një turi në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor; për të diskutuar përparimin e secilit prej këtyre vendeve në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.