Fule-Nishani Shqiperia perspektive reale evropiane

"Shqipëria ka një perspektivë reale për përparim në rrugën e saj evropiane" Ky është konkluzioni i takimit midis komisionerit për zgjerimin dhe Politikës Evropiane të Fqinjësisë Stefan Füle dhe Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.
Sipas komisionerit, Shqipëria ka arritur rezultate të dukshme lidhur me masën kritike të përmbushjes së 12 prioriteteve kyçe të Opinionit të Komisionit Europian për Shqipërinë. Por forcat politike shqiptare duhet të vazhdojnë të shënojnë progres të mëtejshëm në reforma kyçe siç ështê lufta kundër korrupsionit. Komisioneri Füle është shprehur se reforma e sistemit të imuniteteve, që pritet të votohet sot në parlamentin shqiptar do të jetë një hap i rëndësishëm." Cdo orë dhe çdo ditê që kemi pêrpara janë shymë të rêndêsishme për Shqipërinê për tê ofruar rezultate të tjera tê rêndêsishme nê refoma" ështê shprehur lidhur me këte presidenti Nishani.
Por komisioneri ka nënvizuar në veçanti miratimin e Ligjit për Gjykatën e Lartë dhe përfundimin e reformës parlamentare, si dy elementë të rêndêsishëm në përmbushjen e 12 rekomandimeve.
Komisioneri Füle theksoi gjithashtu se për sa i përket sundimit të ligjit, Shqipëria duhet të intensifikojë përpjekjet e saj për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur dhe efikas dhe për të krijuar një performancë të lartë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në këtë kontekst, ai përshëndeti angazhimin e fuqishëm të Presidentit Nishani ndaj të angazhohen në reformat gjyqësore dhe të integrimit evropian.