E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu Ne 20 vjet asnje vend me shume perparim se Shqiperia

Ambasadori i SHBA në vendin tonë Aleksandër Arvizu është treguar mjaft kritik në deklarimet e tij lidhur me disa probleme madhore të vendit, përgjegjësia ndaj të cilave, sipas tij bie mbi klasën politike. Deklarimet e ambasadorit u bënë në Elbasan gjatë aktivitetit për projektin “Vepro Tani” të ndërmarrë nga ambasada amerikane në vendin tonë. Duke marrë fjalën me këtë rast Arvizu u shpreh se duke qenë se është pjesë e realitetit shqiptar përplaset me problemet që të jem i sinqertë tha ai janë të mira e të këqia. Gjatë 21 viteve nënvizoi Arvizu nuk ka asnjë vend që të ketë ecur kaq shumë përpara sa Shqipëria. Dhe nuk do të ishte aspak e denjë që tani në vitin 2012 që ky vend i mrekullueshëm me këtë popull të mrekullueshëm vihet në diskutim për marrjen e statusit për në BE.
Duke zhvilluar më tej këtë mendim Arvizu u shpreh se nuk ka asnjë arsye që Shqipëria të jetë e fundit në radhë për statusin krahasuar me vendet fqinjë si Serbia, Mali Zi apo Maqedonia. Dhe e gjithë kjo sipas tij ndodh për shkak të një situatë të caktuar. “A kanë përgjegjësi drejtuesit politikë?’ ka pyetur Arvizu. Sigurisht që po. Sepse ata sipas tij më shumë janë përqëndruar në zgjedhjet dhe se si të zgjidhen, se sa në qeverisje.
Ambasadori Arvizu është ndalur veçanërisht në problemet shqetësuese në disa fusha si në arsim, shëndetësi, gjyqësor etj. Duke u ndalur tek arsimi ai shprehu shqetësimin për çmimet e larta të teksteve shkollore. Ndërsa sa i përket problemeve shëndetësore ai tha se ka probleme kyçe sidomos me shërbimin shëndetësor parandalues. Sa i përket mjedisit të gjithë ndjehemi të turpëruar nga plehrat dhe se sipas tij në këtë drejtim duhet bërë më shumë.

“Qëllimi im nuk është të kritikoj qeverinë qoftë në nivelin qendror apo lokal. Të jemi të sinqertë a duhet të jetë performanca më e mirë?. Sigurisht që duhet të jetë”- deklaroi Arvizu. Duke fshikulluar sërish politikanët ai u shpreh se disa prej tyre janë të mirë në këtë gjë dhe ju i njihni kush janë, disa të tjerë janë të lumtur tju injorojnë ju totalisht, që të përdorin sistemin, të korruptojnë gjyqtarë, të korruptojnë zyrtarët në mënyrë që të shqipen përpara interesin e tyre dhe tuajin.

“Tematika qendrore e “Vepro tani” është se ju duhet të veproni tani për të ndryshuar gjera për më mirë sepse ndryshimi është i nevojshëm dhe disa prej jusht mund të thonë se çfarë nënkuptoni me ndryshim. Dua të bëj të qartë që nuk flas për këtë parti apo atë parti, këtë grup politik apo për atë grup, kjo ju përket ju por dnryshimi është i nevojshëm që Shqipëria të mund të përmbushë potencialet e saj që të përmirësojë jetën e qytetarëve. Është e drejta juaj të insistoni dhe ta kërkoni. Për këtë ju jap grancinë që SHBA do t'ju mbështesin sa më shumë të munden duke marrë edhe idetë tuaja”- ka përfunduar ambasadori amerikan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›